Më mirë të kishe një shtëpi apo një çantë? Nëse do mund të zgjidhje nuk do mund ta përballoje çmimin e çantës së bardhë “Hermès Birkin Himalayan me lëkurë krokodili dhe diamante” që është shitur me çmim prej 379,261 dollarë, duke e bërë çantën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në një ankand.
Çanta e famshme Himalaya Birkin, punëdore nga lëkura e krokodilit e pasuruar me më shumë se 240 diamante në të cilën janë rripat të punuar me 18 karatë ari. Çanta u shit në Hong Kong duke i’a kaluar tjetrës që u shit për mbi 300 mijë dollarësh në vitin 2016.
Të famshmit natyrisht që e duan çantën, ndër ta është edhe David Beckham i cili i bleu gruas së tij një çantë Birkin në vitin 2008 në vlerë prej 100 mijë dollarësh. Gjithashtu Kim Kardashian është parë me një Himalayan Birkin me lëkurë krokodili, shkruan CNBC.
Është quajtur Himalayan sepse ngjyra simbolizon malin e famshëm, dhe është një ndër çantat më të rralla dhe më të dëshiruara në botë thënë nga ekspertët. Vetëm dy çanta të tilla prodhohen në vit.