
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, për Marrëveshjen e Re të Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTOS-E tha se operatorët e Transmetimit të Evropës Kontinentale votuan marrëveshjen për lidhjen me Operatorin e Transmetimit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Cakaj tha se kjo marrëveshje, mes tjerash, nënkupton se KOSTT do të marrë të drejta dhe detyrime të barabarta me të gjithë operatorët e tjerë në Evropë.
“Sidoqoftë, vlen të theksohet se kjo marrëveshje do të mundësojë përfundimisht funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri”, tha ai.
Ky është postimi i plotë i Gent Cakajt:
Një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë ????…
Më në fund, Operatorët e Transmetimit të Evropës Kontinentale votuan marrëveshjen për lidhjen me Operatorin e Transmetimit të Kosovës. Kjo marrëveshje, mes tjerash, nënkupton se KOSTT do të marrë të drejta dhe detyrime të barabarta me të gjithë operatorët e tjerë në Evropë.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se kjo marrëveshje do të mundësojë përfundimisht funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri.
Me një fjalë, ky është edhe një hap i madh drejt zhvillimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike.