×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Byroja Kosovare e Sigurimit shënoi 11 vjetorin e themelimit

    FrontOnline
    06 Tetor 2022

    Byroja Kosovare e Sigurimit në një konferencë ndërkombëtare të organizuar të mërkurën në Prishtinë, ka shënuar 11 vjetorin e themelimit. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë Greet Flore, drejtoreshë Menaxhuese e Këshillit te Byrove, presidentja e Këshillit të Byrove, Sandra Shwarz, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Bankës Qendrore të Kosovës, drejtor të Byrove të vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali Zi, Kroacia, si dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve.

    Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku gjatë fjalimit të tij para mysafireve të shumtë ka folur për sukseset e shumta që institucioni që ai drejton ka shënuar gjatë 20 muajve të fundit, kohe kur ky e ka marrë nën menaxhim ketë Institucion të rëndësishëm.

    Pas prezantimit të një dokumentari Mazreku për të gjitha ter arriturat ka falënderuar guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti që sipas tij pa mbështetjen e tij,  sukseset e shumta te prezantuara në dokumentar do të kishin munguar.

    Mazreku gjithashtu  ka treguar për transformimin e tërësishëm të BKS-së, ka folur për mbylljen e rreth 12 mijë lendeve si dhe punëve që janë bërë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

    Ai ka thënë se tashmë sa i përkryet BKS-së janë përmbushur të gjitha kriteret tektonike për anëtarësim në këtë Institucion ndërkombëtarë.

    Një gjë të tillë e ka pohuar edhe znj.Greet Flore, drejtoreshë Menaxhuese e Këshillit te Byrove e cila  ka thënë se në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për anëtarësim ne Byronë e Kartonit te Gjelbër. Flore ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove, ku ajo gjithashtu ka duke përmendur faktin e edhe të mosnjohjes së targave  të automjeteve nga shumë vende duke e cilësuar këtë si çështje politike. “Ka pengesa, por ne kemi menduar për një zgjidhje. Një vend tjetër do të ofrojë polisa që të mund të lëvizin qytetarët lirshëm” ka thënë ajo.

    Presidentja e Këshillit të Byrosë, Sandra Shwarz tha se ndonëse ditë feste për Byronë nuk mund të jap lajmin për anëtarësim në Këshill. Ajo ka përmendur një varg pengesash duke e cilësuar këtë proces si jo të lehtë, por që ka premtuar zgjidhje të shpejt.

    Edhe Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, tha se vendosja e stikerëve ka bërë që të zvogëlohet numri i aksidenteve. “Ne si Qeveri e përcjellim reforma të këtij institucioni dhe mbështesim çdo mundësi bashkëpunimi që të sigurojmë liri të lëvizjes” ka thënë Rexhepi./Front Online

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.