Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 16:20.Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht viktimat bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, njëra e mitur.
“Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /FrontOnline/