×
  • Kronika
  • Kronika

    Burri kosovar tregon për dhunimin seksual që i bënë serbët gjatë luftës

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Janë të paktën 867 shqiptarë të Kosovës që kanë fituar statusin e viktimës së dhunës seksuale nga ushtrie serbe gjatë luftës.

    Sipas statistikave zyrtare, 838 prej tyre janë gra, ndërsa 29 janë meshkuj, ndërsa treguesit e vërtetë janë shumë më të mëdhenj, por pamundësia për t’i verifikuar dhe fshehja nga viktimat bën që të mos jetë një numër i plotë i tyre.

    Ndërkohë, në Komisionin Qeveritar të Kosovës për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale kanë aplikuar 1 329 veta.

    “Abc News“, ka siguruar dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë. Burri në fjalë tregon tmerrin e përjetuar.

    Ai tregon se qëllimi i serbëve ishte ta “vrisnin duke e lënë të gjallë“.

    Pjesë nga dëshmia:

    Gjatë luftës, më kujtohet një datë e veçantë, që nuk e harroj kurrë, isha me ble diçka në qytet, edhe dola nëpër qytet, tek një rrugë aty, ku ka qenë një postbllok i serbëve, kanë qenë disa ushtarë. Nga larg thashë, të shkoj a të mos shkoj, po dikur mora fuqi e thashë, hajt se po shkoj.

    Ndoshta nuk më prekin. Para se me shku aty, e kam pa, e kanë ndalë një makine, edhe aty kanë qenë disa djem të rinj, i kanë kapë, i kontrollojshin, i shtyjshin. Unë mendova, hajt të iki nga qoshja e të kaloj diqysh. Por papritmas, ma ka bo një serb që ishte në tesha të ushtrisë, ndalu. Unë u ndala, edhe e kam pas një ciger (trastë), ne i themi ciger, diçka kisha në atë farë cigerin, edhe ma boni ndalu aty.

    U ndala unë dhe më tha, ma jep leje njoftimin. Ia tregova lejen dhe tha, ku je tuj shku. I thashë, jam duke shku të blej disa gjëra dhe po kthehem në shtëpi. Tha, prit t’i shoh duart. Kur ia tregova duart, tha, ti je ushtar. Jo mor, i thashë. E kishte kapë lufta në tana anët.

    Po ne kishim mbet, disa familje kishim mbet pa mujt me dalë në Shqipni, askund. Ka ardhur pastaj edhe një shok i tij dhe i tha atij, merre, vraje. Merre vraje, tha, mos fol me të, merre vrite, ky qenka ushtar, tha, merre vrite.

    Edhe ka qenë një livadh aty, në atë livadh ka qenë një shtëpi, jo e mbarume, ka qenë vetëm deri në blloqe, pa çati, edhe më tha, çoje deri tek ai vend aty, dhe unë frikësohesha se nuk dija gjë, me siguri, thosha, duan të më vrasin se i tha, vrite, në serbisht, po tash serbisht nuk po flas.

    Edhe më kanë çuar deri në qosh të asaj shtëpie. Kur shkova aty, tha, lëre cigerin këtu…

    Nga Rubrika
    Kronika27 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Miradi të Fushë Kosovës, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte vozitur automjetin dhe kishte shkaktuar...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Është arrestuar në Lipjan një shtetase e Shqipërisë me urdhër-arrest ndërkombëtar. Në raportin e policisë bëhet e ditur se e njëjta është...
    Kronika27 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës i ka identifikuar dhe intervistuar dy të mitur në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i kanë vjedhur pistoletën...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se sot kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,...
    Vip27 Nëntor 2024
    E tërhequr për më shumë se një vit nga paraqitjet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.