×
  • Lajme
  • Lajme

    Bunjaku-Rexhepi: VV nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se duhet t’i besojmë KFOR-it në lidhje me sigurinë e kufijve të shtetit, duke iu referuar rastit të hyrjes së forcave serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës para pak ditësh.

    “Për sigurinë e kufijve e ka përgjegjësinë KFOR-i dhe ata kanë dalë me një deklaratë që serbët në bashkëpunim me KFOR-in kanë hyrë në territorin e Kosovës. Deri sa jemi të prirë të besojmë se KFOR është përgjegjës për sigurinë e kufijve, duhet t’i besojmë deklaratës së tyre”.

    Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ajo arsyetoi edhe mos shkuarjen e ministrit Agim Veliu në Komisionin për Raportim, duke thënë se “edhe ai ka treguar që ka qenë një patrullim i sinkronizuar me KFOR-in dhe se nuk e di pse s’ka shkuar në Komision e që sipas saj, ndoshta ka pasur një agjendë.

    “Unë e di që ne bashkërisht pozitë e opozitë duhet të bëhemi bashkë dhe ta ndalim të keqen, kur bëhet fjalë për këso çështje të ndjeshme”.
    “Është detyrë e deputetëve që ta ftojnë ministrin Veliu edhe një herë dhe ai besoj që është i gatshëm që t’i përgjigjet edhe deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës”.Po në këtë emision, deputetja deklaroi se nuk e beson që Lëvizja Vetëvendosje do ta rrëzojë qeverisë, dhe se siç theksoi, këtë po e bëjnë vetëm për marketing.

    “Vetëvendosje nuk e ka seriozisht rrëzimin e qeverisë, se qeveria nuk rrëzohet në këtë mënyrë dhe LVV në kohën kur LDK e rrëzoi Qeverinë Kurti, tërë kohën kanë deklaruar se ‘në kohë pandemie po rrezohet Qeveria Kurti’, dhe në atë kohë ka pasur numër më të vogël të të infektuarve me COVID-19, jo për suksesin e Kurtit por sepse qytetarët kanë pasur mundësi të dalin vetëm një orë në ditë dhe mundësia e infektimit ishte e vogël, dhe me lirimin e masave tani është më vështirë të menaxhohet pandemia, e cila e ka kapluar gjithë botën”.

    “Në këtë rast LVV është thirr që ne e kemi rrëzuar qeverinë në kohë pandemie dhe atëherë nuk është se i janë dhimbsur qytetarët, ndërsa tani me këtë numër të madh të të infektuarve janë në gjendje ta rrëzojnë qeverinë. Nuk po duan përnjëmend ta rrëzojnë qeverinë, se gjithë këtë e bëjnë për marketing”.“Qeveria Hoti është duke e bë një punë të shkëlqyeshme, por është ende kohë e shkurtër dhe kjo duhet pasur parasysh. Në Qeverinë Hoti nuk ka arrogancë”, u shpreh ajo..

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.