×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Brnabiq: Marrëveshja e mirë për të dyja palët, delegacioni i Prishtinës ishte nën presion

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se marrëveshjet e nënshkruara në SHBA janë historike dhe shtoi se momentalisht domethënia e saj nuk mund “të kuptohet plotësisht”.

    Për televizionin serb “TV Prva”, ajo tha se marrëveshja ishte e mirë për të dyja palët, një “fitore për Beogradin dhe Prishtinën”, megjithëse, sipas saj, delegacioni i Prishtinës ishte nën presion për të nënshkruar.

    “Ajo që është e rëndësishme është që ne kemi nënshkruar një marrëveshje normalizimi me Prishtinën, e cila është e garantuar nga Shtetet e Bashkuara”.

    Kryeministrja serbe shtoi se “pika 10”, e cila pretendohet se parashikonte njohje të ndërsjellë, ishte një “surprizë” dhe tregoi se Vuçiq iu tha qartë bashkëbiseduesve të tij në Shtëpinë e Bardhë që për delegacionin serb përbënte një “vijë të kuqe”.

    Kryeministrja vlerësoi se marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës do të sjellë më shumë punë, paga më të mira dhe se marrëveshja është “një mënyrë krijuese për të parë të ardhmen pa njohur të ashtuquajturën Republikë të Kosovës”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se do të votonin një kandidat që partia e tij...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka veshur një bluzë me mbishkrim “Fat familjarëve”. Guri...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas dështimit të seancës së sotme ka bërë thirrje që të dilet nga kjo situatë bllokuese. Ajo...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Vip31 Maj 2025
    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e...
    Vip31 Maj 2025
    Pas zërave të shumtë për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Agneta Emsha, janë...
    Sport31 Maj 2025
    FC Barcelona ka vënë në lëvizje makinerinë e saj të planifikimit sportiv me një objektiv të qartë: të përforcojë repartin ofensiv me...
    Sport31 Maj 2025
    Sot, më 31 maj 2025, në orën 16:00, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë skena e ndeshjes së barazhit për...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.