×
  • Lajme
  • Lajme

    Brnabic në Jerusalem Post: Faleminderit Izraelit që nuk e njeh Kosovën, atje u çrrënjosën 200 mijë serbë

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic nëpërmjet një opinioni të botuar në Jerusalem Post ka falënderuar Izraelin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Thotë se të dy vendet kanë histori të ngjashme dhe se 200 mijë serb u çrrënjosën në Kosovë.

    Izraeli nuk e ka njohur ende Kosovën dhe kjo është një nga arsyet që Serbia po mendon t’i ruajë marrëdhëniet e ngushta me këtë vend në planin politik dhe ekonomik. Kështu shprehet e para e ekzekutivit serb, Ana Brnabic, e cila në një shkrim të botuar në “Jerusalem Post”, falënderon këtë vend për mos njohjen e shtetit të Kosovës.

    Kështu Serbia planifikon së shpejti hapjen e një zyre zyrtare në Tel Aviv për të thelluar marrëdhëniet ekonomike dhe politike në mes të dy vendeve.

    “Vendimi është gjest mirënjohje për refuzimin e Izraelit për të njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga autoritetet në provincën tonë jugore të Kosovës”, shkruan Brnabic.

    Thotë se sikurse hebrenjt në shumë vende të botës, serbët vuajtën spastrimin etnik në Kosovë.

    “Serbia nuk do ta harrojë kurrë vuajtjen tonë të përbashkët, veçanërisht të 500,000 serbëve dhe 30,000 hebrenjve të cilët u vranë në mënyrat e tmerrshme sadiste nga ustashët fashist kroat në kampet e shfarosjes si ai i Jasenovac”, shkruan ajo për të vazhduar: “ose zhdukjen e përhershme të 200.000 serbëve nga Kosova”.

    Izraeli është në grupin e vendeve që ende nuk e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur. Ato nuk kanë marrëdhënie zyrtare. Ngurrimi i Izraelit për ta njohur Kosovën, siç është shkruar shpesh nga mediat atje, është ndikuar pjesërisht nga frika se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të mund të përdorej si precedent në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

     

    Nga Rubrika
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Lajme03 Mars 2026
    Ramush Haradinaj, për herë të parë ka bërë publike letrat drejtuar Abdixhikut dhe Hamzës, me datë 21 janar të këtij viti, duke kërkuar...
    Të tjera
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, pas një seri sulmesh dhe kundër‑sulmesh midis Shteteve të Bashkuara...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.