Një steroid me çmim të lirë, i quajtur deksametazon është mësuar se zvogëlon rrezikun e vdekjes deri në një të tretën në mesin e pacientëve me koronavirus me komplikime të rënda të frymëmarrjes, thanë studiuesit e Universitetit të Oksfordit.
Shkencëtarët që punojnë në të ashtuquajturin ‘Testi i Rimëkëmbjes’ zbuluan se ilaçi mund të sjellte përfitime tek pacientët në ventilatorë ose oksigjenoterapi, por nuk kishte asnjë efekt tek ata që nuk kishin nevojë për ndihmë për frymëmarrjen.
“Bazuar në këto rezultate, vdekja do të parandalohej me trajtimin e rreth tetë pacientëve me ventilim ose rreth 25 pacientë që kërkojnë vetëm oksigjen”, thanë studiuesit në një deklaratë.
“Gjetja e tillë dëshmon fuqinë e shkencës”, ka shkruar në një cicërimë në llogarinë personale në Twitter Matt Hancock, Sekretar i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social të Britanisë së Madhe.
“Jam plotësisht i kënaqur që mund të shfaqim provën e parë klinike të suksesshme për trajtim të Covid-19,” shtoi ai.
Qeveria britanike ka grumbulluar 200,000 njësi të deksametazonit që nga marsi.