×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania kalon Italinë, 32 mijë viktima nga Covid-19

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Vdekjet nga koronavirusi në Britaninë e Madhe kanë kaluar shifrën 32 mijë, duke dëshmuar se pandemia e ka goditur vendin edhe më fort se Italia apo Spanja, edhe pse u shfaq më vonë atje.

    Britania e Madhe po rezulton vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë, duke lënë pas Italinë për bilancin më tragjik të pandemisë në kontinent.

    Zyra e statistikave njoftoi të martën se janë rishikuar të dhënat zyrtare të javës së fundit për vdekjet në rajonet e Anglisë dhe Uellsit, pasi u analizuan certifikatat e vdekjes që shënojnë si shkak Covid-19.

    Si rezultat, rastet e vdekshmërisë për të dyja rajonet u rritën me 34 për qind, duke e çuar mbi 32 mijë numrin e viktimave në nivel kombëtar.

    Shifrat e fundit e radhitin Britaninë në vendin e dytë në botë pas SHBA-së për nga jetët e humbura prej pandemisë, duke kaluar Italinë që raporton gati 29 mijë viktima dhe Spanjën me mbi 25 mijë të vdekur që prej përhapjes së koronavirusit nëpër botë.

    Ndërkohë afro 200 mijë britanikë janë konfirmuar si bartës apo janë shëruar nga infeksioni vdekjeprurës.

    Bilanci i fundit i vdekjeve pritet të rritë presionin politik ndaj kryeministrit Boris Xhonson.

    Në fillimin e pandemisë shefi i qeverisë ndoqi një qasje më optimiste sesa vendet e tjera, duke u vënë nën akuzën e opozitës se po vononte marrjen e masave të izolimit edhe në kohën kur dihej situata e vështirë në spitalet italiane.

    Qeveria gjithashtu akuzohet për testim të ngadaltë të popullatës dhe për mangësi në pajisjen e stafit spitalor me aparaturat dhe mjetet mbrojtëse.

    Britanikët prej shtatë javësh jetojnë nën karantinë.

    Kryeministri Xhonson pritet të flasë të dielën për masat për daljen graduale nga ky regjim, nëse përmbushen pesë kushtet që janë, trendi rënës i vdekjeve, i infeksionit, përballimi i situatës nga sistemi shëndetësor, testimi në masë dhe mosrrezikimi i një vale të dytë epidemike.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.