×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Britania e Madhe paralajmëron lehtësim rajonal të masave

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Lehtësimi i masave në Britani të Madhe do të bëhet në mënyre rajonale, ka paralajmëruar zëdhënësi i kryeministrisë britanike, pasi numri i të sëmurëve me coronavirus brenda një dite në Londër nuk po kalon mbi 24 njerëz.

    Varësisht nga rajonet, do të bëhet edhe zbutja e masave të bllokadës, në mënyrë që banorët të lëvizin me më shumë lehtësi, bëri të ditur zyrtari i Downing Street, transmeton Telegarfi.

    Ky vendim vjen pas një analize të kryer nga Universiteti i Kembrixhit dhe ekspertëve të Shëndetit Publik të Anglisë, që sugjeruan se sëmundja mund të zhduket në kryeqytet brenda disa javësh, nëse vazhdohet me shkallën aktuale të transmetimit.

    Sipas të dhënave të deritanishme, konsiderohet se 20 për qind e londinezëve janë infektuar me coronavirus, derisa shkalla e infeksionit në Angli është rreth 12 për qind.

    I njëjti raport, tregon se ka rënë edhe shkalla vendimtare R, që nënkupton numrin e njerëzve që i infekton, një pacient i infektuar me coronavirus.

    “Hartat që ne i përcaktuam, flasin për faktin se do të jemi përgjegjës ndaj niveleve të infeksionit në baza lokale dhe të dhënave të në dispozicion, që mund të lehtësojnë disa prej masave me ritme të ndryshme në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa ka mundësi që në disa rajone të rivendosen masat”, thuhet në raportin e zëdhënësit të kryeministrisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.