×
  • Lajme
  • Lajme

    Brishtësia e shumicës parlamentare, peng i punës së Kuvendit të Kosovës

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror ka qenë minimale. Në 24 seanca plenare, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar vetëm 10 projektligje nga gjithsej 138. Kjo ka bërë që 87 për qind e projektligjeve të mos procedohen në Kuvend. E hyrja në pushim e deputetëve të Kosovës me këtë performancë të dobët po konsiderohet e gabuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

    Kjo e fundit, që monitoron nga afër Kuvendin, sot publikoi të dhënat kryesore të punës tetë mujore të të zgjedhurve të popullit.

    Hulumtuesi Eugen Cakolli tha se brishtësia e numrave të koalicionit qeveritar ka bërë që mos të sigurohet shumica minimale as për ligje të thjeshta.

    “Bazuar në planin legjislativ të Qeverisë së Kosovës dhe ligjeve të iniciuar nga vetë deputetët, agjenda legjislative e Kuvendit për këtë vit përfshinë gjithsej 138 projektligje. Gjatë këtij sesioni, Kuvendi ka arritur të miratojë vetëm dhjetë prej këtyre projektligjeve, apo në përqindje vetëm 7 për qind të numrit të përgjithshëm të projektligjeve të planifikuara. Në komisione parlamentare në procedurë të shqyrtimin janë edhe 8 projektligje tjera. Ndërsa 120 projektligjet, apo 87 për qind e tyre nuk janë proceduar fare në Kuvend nga ana e qeverisë”, tha Cakolli.

    Cakolli punën e mangët të deputetëve, e arsyetoi edhe me emergjencën shëndetësore dhe krizën politike që ka qenë gjatë këtij viti.

    “Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë kësaj periudhe ka qenë minimale. Sidomos për periudhën tremujore nga muaji mars deri në muajin maj. Përgjatë të cilës performanca e punës së Kuvendit ka qenë pothuajse zero për shkak të problemeve politike, por edhe punës që është lidhur me pandeminë”, u shpreh ai.

    Cakolli vlerësoi se Kuvendi do të duhej të vazhdonte punimet për të shqyrtuar tetë projektligjet që janë në procedurë për rimëkëmbjen ekonomike.

    “Mbyllja e punimeve të sesionit pranveror të punës së Kuvendit në kohën kur vendi veçse ndodhet në mes të krizës ekonomike e shëndetësore dhe ka projektligje që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë të cilat janë në procedurë është vendim i gabuar i Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

    Në këtë konferencë për media u tha se grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë më aktivi me pyetje parlamentare, derisa u kritika sjellja jo parlamentare e disa deputetëve gjatë këtij sesioni. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.