×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK publikon statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt: Kapitali ishte 894.10 milionë euro

    FrontOnline
    26 Mars 2024

    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt të këtij viti.

    Sipas të dhënave që ka publikuar BQK, kapitali i bankave komerciale ishte 894.10 milionë euro.

    Asetet e bankave komerciale kanë shënuar rritje për 29.90 milionë euro, derisa vlera e përgjithshme arrin në 7.40 miliardë euro. Ndërkohë, investimet e bankave jashtë vendin kapin vlerën e 1.2 miliardë euro.

    Rritje ka edhe vlera e kredive bruto.

    “Vlera e kredive bruto ishte 4.95 miliardë euro, rritje prej 60.40 milionë euro. Vlera kredive të reja ishte 172.20 milionë euro”, thuhet në njoftim.

    Edhe depozitat e klientëve kanë shënuar rritje për rreth 12.30 milionë euro.

    “…vlera e tyre arrin në 6.00 miliardë euro – rreth 26.60% e depozitave janë të afatizuara. Vlera e depozitave të reja ishte 78.70 milionë euro”, sqaron BQK.

    Raporti kredi-depozita ishte në nivelin 82.40%.

    “Norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.89%. Norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.34%. Margjina e normës së interesit kredi – depozita për këtë muaj ishte 3.50%”, thuhet në njoftimin e BQK’së.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.