×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BQK pjesë e Programit për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve institucionale të përkrahur nga ESCB dhe ECB

    FrontOnline
    22 Shtator 2022

    Deutsche Bundesbank, së bashku me 19 banka qendrore kombëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (ESCB) dhe Bankën Qendrore Evropiane (BQE), kanë lansuar një program të financuar nga BE-ja, nga i cili do të përfitojnë Banka e Shqipërisë, Banka Qendrore e Bosnje dhe Hercegovinës, Agjencia Bankare e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Agjencia Bankare e Republikës Srpska, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Banka Qendrore e Malit të Zi, Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Banka Kombëtare e Serbisë.

    Qëllimi i programit është të forcojë më tej kapacitetet institucionale të institucioneve përfituese, veçanërisht duke përmirësuar mjetet e tyre analitike dhe të politikave dhe duke transferuar standardet më të mira ndërkombëtare dhe evropiane në praktikat kombëtare.

    Bashkimi Evropian (BE) ka ndarë 3 milionë euro për programin nga Instrumenti i saj për Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA III).

    Në aktivitetin e parë të mbajtur sot në Bankën e Italisë, zëvendës Guvernatori i Lartë Luigi Federico Signorini ripohoi rëndësinë e bashkëpunimit teknik ndërkombëtar si një instrument për dialogun institucional, duke kontribuar në ndërtimin e prosperitetit dhe paqes.

    Rëndësia strategjike e këtij projekti në kuadrin më të gjerë të anëtarësimit në BE vihet në dukje nga qëllimi dhe gjerësia e programit dhe është veçanërisht relevante në rrethanat aktuale të sfidave të përhapura gjeopolitike, ekonomike dhe financiare.

    Florian Hauser nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit nënvizoi se “programi përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e qeverisjes ekonomike dhe përmirësimin e kuadrit institucional në Ballkanin Perëndimor.

    Ai mbështet përgatitjen e bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.”

    Alexandra Hachmeister, Drejtoreshë e Përgjithshme në Deutsche Bundesbank, theksoi rëndësinë e arritjes së rezultateve të qëndrueshme dhe rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve..

    Gjatë 36 muajve të ardhshëm, Bundesbank, së bashku me bankat qendrore partnere dhe me kontributet e BQE-së, do të organizojë një program intensiv trajnimi rajonal mbi çështjet kryesore të bankimit qendror dhe mbikëqyrjes.

    Trajnimi do të fokusohet veçanërisht në fushat e luftimit të pastrimit të parave, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar, mbrojtjes së konsumatorëve financiar dhe përfshirjes financiare, ristrukturim bankar, komunikimit, tregjeve financiare, teknologjisë së informacionit, hulumtimeve të politikës monetare, sistemeve të pagesave, statistikave, integrimit në BE, politikave të qeverisjes, kontabilitetit dhe auditimit të brendshëm.

    Gjithashtu do të organizohen tri punëtori të politikave për vendimmarrësit mbi sistemet e pagesave, menaxhimin e parasë dhe çështjet e qeverisjes. Për më tepër, programi do të mbështesë zbatimin e masave specifike dypalëshe, përveç ngjarjeve të trajnimit rajonal.

    Programi po zbatohet nga Bundesbanka si koordinator në partneritet me Bankën Kombëtare teBelgjikës, Bankën Kombëtare te Bullgarisë, Bankën Kombëtare te Çekisë, Bankën e Greqisë, Bankën e Spanjës, Bankën e Francës, Bankën Kombëtare te Kroacisë, Bankën Qendrore te Irlandës, Bankën e Italisë, Bankën e Lituanisë, Bankën Qendrore te Luksemburgut, Banka Qendrore të Hungarisë, Bankën e Holandës, Bankën Kombëtare te Austrisë, Bankën Kombëtare te Polonisë, Bankën e Portugalisë, Bankën Kombëtare te Rumanisë, Bankën Kombëtare të Sllovenisë dhe Bankën Kombëtare te Sllovakisë. Banka Qendrore Evropiane do të kontribuojë në zbatimin e projektit.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica në tubimin elektoral të kësaj partie në Viti është takuar me kandidatit për...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral. Hamza ka premtuar ta lidhë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.