×
  • Lajme
  • Lajme

    Bordi i KEK-ut: Jemi të shokuar me keqmenaxhim, mbi 1000 vende pune të pa plotësuara

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Bordi i përkohshëm i KEK thotë se është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura vendore dhe ndërkombëtare për qeverisjen korporative dhe në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike.

    Prandaj, me të marrë detyrën ka filluar takimet e ndara me menaxhmentin ekzekutiv përkatës të korporatës për t’u njoftuar me gjendjen, sfidat dhe objektivat e tyre.

    Bordi i përkohshëm i KEK thotë se është shokuar qysh nga takimet e para në këtë korporatë, kur është njoftuar se KEK ka një diskrepanc prej mbi 1000 punëtorëve më pak se sa janë paraparë me skemën në fuqi, e që kjo pa dyshim ka krijuar një situatë ku mosha mesatare e punëtorëve aktualisht është mbi 50 vjeç, pastaj kontestet gjyqësorë me punëtorë, ku vetëm në fund të muajit dhjetori të vitit 2018, KEK është duke humbur rastet në vlere prej rreth 4 milionë euro, pa i llogaritur shpenzimet administrative gjyqësore dhe kamatat në shkallën e parë të gjykatës themelore për konteste që kanë të bëjnë më punëtorë.

    “E gjithë kjo si pasojë e neglizhencës për të gjetur zgjidhje të bazuar ligjore me ç’rast do të evitoheshin kontestet e shumta me punëtorë, Më tutje punëtorët punojnë me pajisje personale mbrojtëse të vjetruara, si pasojë e mos furnizimit me to (ka mbi 5 vite që punëtorët nuk janë furnizuar) me to, dhe më skandaloze korporata paguan hiq më pak se rreth 1.5 (një e gjysmë) milion euro në vit kompanive private të cilat zëvendësojnë mungesën e një numri të punëtoreve në KEK”

    “Duke pas parasysh që vendi ynë njihet për rinin më të shëndosh në rajon dhe fakti që korporata nuk e ka shfrytëzuar këtë potencial dhe nuk i ka plotësuar mbi 1000 vende të lira pune, ku mbi 90% të pozitave të paplotësuara bëjnë pjese në prodhim e që konsiderohet se është pjesë më vitale e KEK-ut, keq trajtimi i punëtorëve (në moshë) duke i obliguar që të punojnë, ndërkohë që nuk i kanë kompensuar, punësimi i punëtorëve përmes kompanive private me shuma marramendëse dhe neglizhenca që të sigurohen pajisjet e nevojshme për punëtor, për Bordin e përkohshëm është i papranueshëm dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet ndryshe, veç se keq menaxhim i skajshëm nga menaxhmenti i KEK-ut”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, në komunikatën e tyre thuhet se KEK momentalisht ka një mungesë të madhe të punëtorëve dhe duke operuar me moshë kaq të vjetër të punëtorëve dhe me rrezikun e shpenzimeve prej mbi 5 milion euro.

    “Në këtë situate, ku KEK momentalisht ka një mungesë kaq të madhe (theksuar) të punëtorëve dhe duke operuar me moshë kaq të vjetër të punëtorëve dhe me rrezikun e shpenzimeve prej mbi 5 (pesë) milion euro për konteste gjyqësore me punëtorët e saj dhe angazhime të kompanive private, Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. konform obligimeve dhe autorizimeve ka ndërmarrë masat emergjente si në vijim; Ka kërkuar nga menaxhementi takim sa më parë me kompaninë që aktualisht është angazhuar për rishikimin funksional të KEK-ut për tu konsultuar rreth vendosjes së prioriteteve për tu plotësuar fillimisht pozitat e rëndësishme (KEK sh.a. ka disa pozita komplekse si inxhinierët në turbine dhe gjenerator etj, për të cilat nevojiten deri në 5 vite eksperiencë për të qenë të pavarur në punën e tyre) për të vazhduar më plotësimin e gjithë skemës që pa dyshim do të ndikojë dukshëm në uljen e moshës mesatare në KEK sh.a. por edhe në ngritjen e funksionalitetit dhe sigurisë në operime. Për sa i takon kontesteve gjyqësore me punëtor, Bordi i përkohshëm ka angazhuar u.d. Kryeshefin Ekzekutivë dhe Zyrën Ligjore, që të shqyrtojnë bazën ligjore për gjetjen e një zgjidhje ku korporata do t’i kryej obligimet e dokumentuara dhe legjitimuara ndaj punëtorëve, pa krijuar shpenzime shtesë (administrative gjyqësore dhe kamata) KEK sh.a. Bordi i përkohshëm gjithashtu do të shikojë me shumë kujdes vendimet, arsyeshmërinë dhe procedurat rreth angazhimit të kompanive private për zëvendësimin e punëtorëve dhe bazuar në gjetjet do të marrë masat adekuate”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.