×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bordi i AKP-së miratoi shpërndarjen e mbi 2 milionë e 700 mijë euro për kreditorët e 5 ndërmarrjeve shoqërore

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2021

    Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme në përputhje me mandatin e vet ligjor.

    Gjatë kësaj mbledhje, Bordi shqyrtoi dhe e miratoi Planin e Punës së Njësisë së Brendshme të Auditimit për vitin e ardhshëm 2022. Bordi diskutoi edhe në lidhje me tenderin publik që ka zhvilluar Agjencia për qiradhënie të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe për shkak të interesimit të ulët të ofertuesve dhe ofertave të pakta të dorëzuara vendosi që të bëhet shpallje e re publike.

    Bordi aprovoi qiradhënie për asetet e ndërmarrjes “Jatex” që shfrytëzohen nga “Ventius International” dhe për asetet që shfrytëzohen nga “Modatex”, kurse për shfrytëzimin e objektit të ndërmarrjes shoqërore “Auto-Prishtina”, vendosi që qiramarrësit “Policia e Kosovës” t’i bëhet ulje e çmimit të qirasë.

    Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi edhe kontratën me kompaninë “Ferronikeli” për shfrytëzimin e pronës së MIM Goleshit dhe e aprovoi vazhdimin e kontratës me këtë qiramarrës, duke theksuar obligimin që ka i njëjti për kthimin e pronës në gjendjen e mëparshme në kohën e përfundimit të kontratës.

    Bordi aprovoi edhe propozimin për transferimin e kontratës së qirasë për pompën e benzinës te rrethi në Prishtinë për asetin e NSh “Jugopetroll”, me kushtin që të kryhen obligimet e mbetura për mospagesë të qirasë. Ndërsa për ndërmarrjen “XIM Strezovci”, e cila është në likuidim, Bordi vendosi për rritje të buxhetit.

    Në këtë takim Bordi i Drejtorëve diskutoi strategjinë për përmbylljen e proceseve kryesore të AKP-së dhe mori vendim që ky dokument të finalizohet në takimin e radhës.

    Bordi shqyrtoi dhe e miratoi propozimin për vendosjen në procedurë të likuidimit NSh-të: “Jugoshped”, Mitrovicë e Jugut dhe “CIK Kumanova”, Prishtinë. Poashtu u shqyrtuan dhe u miratuan Raportet e Shpërndarjes për kreditorët e NSH-ve në likuidim: “17 Nëntori” Pejë në shumën prej 213 mijë euro; “Kosovatex” Prishtinë në shumën prej 215 mijë euro; “Fabrika e Birrës” Pejë në shumën 2 milionë e 245 mijë euro; “Metal Holding” Lipjan 55 mijë euro dhe “Përparimi” Mitrovicë me shumë 3.428 euro. Shuma totale e mjeteve të miratuara për shpërndarje është rreth 2 milionë e 732 mijë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica në tubimin elektoral të kësaj partie në Viti është takuar me kandidatit për...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.