×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Devolli ia merrë të gjitha paratë Telekomit, i lë 3500 punëtorë pa paga

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Kompania “Dardafone.net” e familjes Devolli sot përmes përmbaruesit privat urdhëroi Telekomin e Kosovës që t’i transferojë në xhirollogarinë e tyre borxhin me vlerë 26 milionë e 789 mijë e 532 euro e 62 cent, brenda 60 minutash, pas pranimit të këtij urdhri.

    Ky veprim i Devollëve për tërheqjen e të gjitha mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit la pa paga 3 mijë e 500 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje.

    “Veprimi dhe guximi i sotëm i Blerim Devollit dhe Ilir Mulhaxhes për terheqjen e komplet mjeteve nga xhirollogaria e Telekomit është i mjerë dhe qyqar. Sot, praktikisht kanë mbetë pa paga 3500 punëtorë me familjet e tyre, si dhe është rrezikuar në thelb siguria kombëtare e komunikimit. Një gjë mund t’ju sigurojmë se, kurrë nuk kthehet në Telekom Z-Mobile edhe nëse shteti ju është dorëzuar Dardafonit. Ne së bashku me juve miq dhe punëtorë, nuk do të dorëzohemi”, ka shkruar në Facebook, Lamih Balaj, kryetari i Sindikatës së Telekomit.

    Kujtojmë që Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), ka paralajmëruar se të enjten me fillim nga ora 13:00 do të fillojë protesta 24-orëshe para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

    “Ju njoftojmë se te enjten me datë.23.07.2020 prej orës 13:00, mbahet protestë 24h tek Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Protesta organizohet nga FSP-PTK në mbrojtje të kompanisë. Do të protestojmë dhe rezistojmë, sepse grupet e errëta dëshirojnë t’i lënë fëmijët tanë pa bukë. Do të protestojmë për t’i treguar këtij shteti se edhe punëtoret e Telekomit janë të Kosovës. Prandaj, bashkohu edhe ti“, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...
    Lajme03 Mars 2026
    Të mërkurën moti pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas IHMK, temperaturat do të variojnë nga 0 deri 2°C në...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Në një diskutim me Monikën, kjo e fundit i tha që është...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.