×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bisedimet për fundin e luf*tës/ Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen të hënën në Arabinë Saudite

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi pritet të mbahet më 24 mars në kryeqytetin saudit, Riad.

    Takimin e konfirmoi ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, cituar nga agjencitë shtetërore ruse të lajmeve.

    Rusia thuhet se do të përfaqësohet nga senatori Grigory Karasin, i cili kryeson Komitetin e Çështjeve Ndërkombëtare të Senatit rus dhe Sergei Beseda, një këshilltar i drejtorit të shërbimit të brendshëm të sigurisë ruse FSB. Të dy do të drejtojnë një ekip ekspertësh rusë, thotë ndihmësi i Kremlinit.

    Ndërkohë, sot krerët e bllokut mblidhen në Bruksel për një takim dyditor ku pritet të tregojnë se “Bashkimi Europian beson tek ideja e ‘paqes përmes forcës’, ç’ka nënkupton që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”. Teksti paraprak i deklaratës tregon se BE-ja “mbetet e i përkushtuar, në koordinim me partnerët dhe aleatët e linjës së njëjtë, për të ofruar mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa ushtron të drejtën e vet për vetëmbrojtje kundër agresionit rus të Rusisë”./IndeksOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy...
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Lajme23 Mars 2025
    Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Kadrijaj, potencon se si deputete...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.