×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, shqetësuese numri i viktimave

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Rënie e numrit të rasteve të reja me Covid-19 është shënuar në javët e fundit në Kosovë. Megjithëse shqetësuese po vazhdon të mbetet numri i madh i viktimave. Tashme 600 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

    Që nga muaji mars kur u raportuan rastet e para, deri më tani në Kosovë janë shënuar 14 mijë e 692 raste pozitive nga 58 mijë 425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

    Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 ka shkuar në 600, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar katër viktima.

    Aktualisht numri i personave që janë shëruar nga ky virus ka shkuar në 11 mijë e 585, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 507.

    Edhe pse numri i rasteve pozitive ka pësuar rënie, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marr ndonjë vendim për lirimin e masave si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

    Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që masat e njëjta do të mbesin në fuqi të paktën edhe për disa ditë ose javë.

    Vetëm në katër ditët e fundit numri i rasteve pozitive brenda 24 ore nuk ka kaluar më shumë se 70 raste në ditë.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...
    Front TV04 Mars 2026
    Kryeministri Albin Kurti, për emrin e presidentit tha që përgjigja është çështje orësh. “Jemi duke shkuar në mbledhjen e GP, besoni qe...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeakademikja Justina Pula është emri i cili ka mbështetjen më të madhe në diskutimet për presidente konsensuale, brenda Partisë Demokratike të Kosovës,...
    Lajme04 Mars 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se, në kuadër të hetimeve intensive dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë...
    Lifestyle04 Mars 2026
    Këshilla të rëndësishme që duhet t’i ndiqni para se të përdorni mikrovalën. Nëse vendosni ushqimet e gabuara, në mikrovalë mund t’ju sëmurë,...
    Opinione04 Mars 2026
    Shkruan: Petrit Selimi Albin Kurti është lideri i parë partiak në historinë e demokracisë kosovare që ka opsione të shumëfishta me zgjedhë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.