×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Biden heq butonin me të cilin porosiste “Coca Cola” dietike Donald Trump

    FrontOnline
    23 Janar 2021

    Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mendohet se ka hequr nga tavolina e Zyrës Ovale një buton, me të cilin Donald Trump porosiste Cola dietike.

    Në fotot e reja të Biden në këtë zyrë, ky buton nuk u pa.

    Ish-Presidenti i pëlqente shumë pijet e gazuara dhe thuhet se konsumonte 12 Cola dietike në ditë.

    Trump e zbuloi për herë të parë funksionin e butonit në një intervistë të vitit 2017 me Associated Press, kur e shtypi atë dhe pas disa sekondash, në zyrë hyri shërbyesi me një gotë Cola.

    Ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Chris Sims, zbuloi në librin e tij të vitit 2019 se Trump e përdorte shpesh atë buton për të bërë shaka me vizitorët:

    “Ai u thoshte se ai buton komandonte pajisje bërthamore dhe e shtypte. Njerëzit hapnin sytë dhe shikonin njëri-tjetrin. Kur hynte shërbëtori me Cola, Trump ia plaste të qeshurit”.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.