×
  • Sport
  • Sport

    Besa takohet me skuadër rumune në rundin e tretë të Kupës Evropiane

    FrontOnline
    26 Tetor 2021

    Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, do të takohet me skuadrën rumune, Potaissa Turda, në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për raundin e tretë është tërhequr të hënën pasdite në Vjenë.

    Ndeshja e parë zhvillohet më 27 apo 28 nëntor në Pejë, ndërsa e kthimit një javë më vonë në Rumani, përcjell FrontOnline.

    Skuadra pejane, Besa Famgas, në rundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Borcin e Banjallukës.

    Ndeshjen e parë në Banjallukë, Borci e kishte fituar me tri gola dallim, por të dielën në Pejë, Besa fitoi me shtatë gola dallim, 29:22.

    Skuadra kosovare tani e kërkon suksesin edhe në raundin e tretë, por nuk do ta ketë lehtë.

    Skuadra nga qyteti Turda ishte fituese e Kupës Sfiduese në vitin 2018. Potaissa Turda vjet ishte ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës Evropiane.

    Në vitin 2017, Turda ishte përballur me Trepçën dhe i kishte fituar dy ndeshjet në Mitrovicë.

    Është prej skuadrave më të forta në Kupën Evropiane. Por pejanët do të japin më të mirën për ta kaluar edhe një skuadër të fuqishme./FrontOnline/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Sport10 Maj 2024
    Këtë javë janë intensifikuar lidhjet mes sulmuesit të Liverpoolit, Darwin Nunez dhe Barcelonës. Uruguaiani fshiu të gjitha postimet në Instagram për lidhjet...
    Sport10 Maj 2024
    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës...
    Sport09 Maj 2024
    Bayer Leverkusen dhe Atalanta kanë siguruar finalen e Ligës së Evropës 2023/24, që do të mbahet në “Dublin Arena” në Republikën e...
    Të tjera
    Kronika10 Maj 2024
    Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona, dy në Skenderaj e dy në Drenas, me dyshimin se janë të përfshirë në...
    Kronika10 Maj 2024
    Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se janë përleshur mes vete. Rasti ka ndodhur gjatë ditës...
    Lajme10 Maj 2024
    Me rastin e shënimit të edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë...
    Kronika10 Maj 2024
    Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gjilan, ku një grua është sulmuar nga dy familjarë, një grua dhe një...
    Kronika10 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person zyrtar është sulmuar fizikish nga dy persona të panjohur, raporton Front Online. Sipas njoftimit,...
    Lajme10 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani, me këtë rast ka vizituar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.