×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bërnabiq shpreson në mirëkuptimin e Bjellorusisë për përfshirjen në deklaratën e BE-së

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka konfirmuar se Beogradi i është bashkuar Deklaratës së Bashkimit Evropian (BE) mbi Bjellorusinë në fillim të kësaj jave.

    Sipas saj, kjo është bërë në kuadër të “sinkronizimit me politikën e jashtme të BE”, duke shtuar se shpresonte që presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, “nuk do të ia sheh për të madhe” Serbisë për këtë.

    Një ditë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi dhe ai i Shteteve të Bashkuara, Anthony Godfrey, mirëpritën përfshirjen e Serbisë në deklaratën evropiane mbi zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

    Më 11 gusht, BE-ja miratoi një Deklaratë për zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, në të cilën thuhej se qytetarët e Bjellorusisë “treguan një dëshirë për ndryshim demokratik” gjatë fushatës zgjedhore, por që “zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta”.

    Kryeministrja serbe vlerësoi se Serbia ka marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë me Bjellorusinë, dhe se, përkundër përfshirjes në atë deklaratë, Serbia nuk duhet të harrojë “aktet e miqësisë ndaj Serbisë, veçanërisht në momentet më të vështira”.

    Ajo theksoi se nuk do të harrohet që Lukashenka është “i vetmi udhëheqës shteti në botë që vizitoi Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999”.

    Vala e zemërimit në Bjellorusi është ngjallur qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, me 10.12 për qind.

    Tikhanovskaya, që është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, thotë se nëse votat do të numëroheshin siç duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Një 17-vjeçare është nxituar në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Mësohet se e kanë shoqëruar vetë familjarët...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Një 36-vjeçar nga Kosova dhe një i akuzuar i dytë, 33-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerano-maqedonase e Veriut, ranë në prangat e...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një takim me deputetët dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës, ku komentoi aksionin e...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin e Liridona Ademajt, ku vëllai i saj, Leonardi rrëfeu dëshminë e tij. Në këtë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë...
    Sport14 Korrik 2025
    Granit Xhaka duket se po bëhet me klub të ri. Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg e ka hedhur bombën. Sipas tij, futbollisti...
    Lifestyle14 Korrik 2025
    Kosi është një opsion i preferuar dhe i shëndetshëm për mëngjes ose meze të lehtë, është i pasur me probiotikë, kalcium, zink...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.