×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund të mos ta kenë kurrë këtë mundësi. Nga një anketim i organizatës AARP mësohet gjithashtu se 70% e tyre janë të shqetësuar nga rritja më e shpejtë e çmimeve, përkundër rritjes së pagave.

    Gati 1 në 4 prej tyre nuk kanë fare kursime për një fond pensioni, thuhet në studimin e publikuar nga organizata AARP, që tregon se si amerikanët janë gjithnjë e më të shqetësuar se si do të përmbushin nevojat e tyre ekonomike, megjithëse ndërkohë ekonomistët dhe politikë-bërësit thonë se ekonomia amerikane ka arritur të përballojë pa pasoja të rënda dy vite inflacioni rekord.

    Shpenzimet e përditshme dhe kostoja e strehimit janë arsyet kryesore përse amerikanët nuk munden të kursejnë për pensionin.

    Këto të dhëna marrin rëndësi këtë vit ndërsa presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali republikan Donald Trump po përpiqen të fitojnë mbështetjen e amerikanëve në moshë më të vjetër, të cilët tradicionalisht marrin pjesë më shumë në votime.

    Shpenzimet e përditshme nuk lënë hapësira për kursime

    Anketimi i organizatës AARP u drejtoi pyetje 8 mijë personave dhe u bë në koordinim me Qendrën NORC për Çështjet Publike. Sipas rezultateve të anketimit, një e treta e personave në moshë madhore kanë shuma të pashlyera në kartat e kreditit mbi 10 mijë dollarë dhe 12% e tyre kanë borxhe mbi 20 mijë dollarë. 37% kanë shqetësimin nëse do të munden të plotësojnë shpenzimet bazë të jetesës, si ushqimi dhe strehimi.

    Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, votuesit e moshës mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 30.4% të të gjithë votuesve, ndërsa e ashtuquajtura gjenerata Z (të lindurit deri në mesin e viteve 2000) dhe gjenerata e mijëvjeçarit (të lindurit deri përpara viteve 2000) janë rreth 11.7% e votuesve.

    Presidenti Biden është përpjekur të tërheqë votuesit më të vjetër duke u shprehur në favor të vendosjes së një çmimi tavan prej 35 dollarësh për insulinën dhe dhënien e autoritetit programit të sigurimit shëndetësor ‘Medicare’ për të negociuar drejtpërsëdrejti me kompanitë prodhuese për çmimet e ilaçeve me recetë

    Ish-presidenti Trump, gjatë një interviste në muajin mars me kanalin televiziv CNBC, sinjalizoi se mund të ishte i hapur ndaj shkurtimeve të buxhetit të programit të sigurimeve shoqërore ‘Social Security’ dhe atij të sigurimit shëndetësor ‘Medicare’.

    Karoline Leavitt, sekretare për shtypin e fushatës elektorale Trump, tha të martën në një deklaratë për agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’ se zoti Trump “do të vazhdojë të mbrojë fuqishëm shërbimet e sigurimit shoqëror dhe shëndetësor gjatë mandatit të tij të dytë”, siç u shpreh ajo./VOA

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Maj 2024
    Një autobus doli nga ura dhe ra në një lum në Shën Petersburg të Rusisë, duke vrarë shtatë persona. Sipas mediave të huaja,...
    Bota/Rajoni11 Maj 2024
    Më shumë se 150 mijë njerëz janë larguar tani nga qyteti Rafah, që nga marrja e paralajmërimeve të hënën nga Forcat e...
    Bota/Rajoni11 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar një paketë ndihmash të armëve për Ukrainën e cila ka vlerën e 370 milionë eurove....
    Të tjera
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë ditëve të fundit në shtëpi ka pasur shumë debate të ashpra, mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një videoklipi që...
    Sport11 Maj 2024
    Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së...
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me...
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë këtyre ditëve në Paris, Francë është mbajtur Festivali “ Etolies De Paris” ku kanë marrë pjesë një grup i nxënësve nga...
    Lajme11 Maj 2024
    Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2024” në Gjakovë dhe në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit Ali Hasi, janë përkujtuar...
    Vip11 Maj 2024
    Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.