Futbollistët ishin tejet të motivuar për triumfin në Torino.
Pronari i Monzas, Silvio Berlusconi ka bërë një premtim “tronditës” për futbollistët e tij në festën e Krishtlindjeve muajin e kaluar, shkruan FrontOnline.
Ai u premtoi futbollistëve publikisht se do t’ua dërgonte një autobus me prostituta në zhveshtore nëse do ta mundnin një gjigant italian.
“U dhashë futbollistëve motivim shtesë. Unë premtova se nëse do të fitonim ndaj Milanit, Juventusit apo një prej klubeve tjera, do t’u dërgoja një autobus plot me prostituta në zhveshtore”, kishte thënë Berlusconi.
#ACMonza #Monza #JuventusMonza #SerieATIM pic.twitter.com/RpKVJYwpdA
— AC Monza (@ACMonza) January 29, 2023
Ka ardhur koha që ai ta përmbushë premtimin e tij, pasi Monza mundi Juventusin të dielën në Torino 0:2.
“Kam marrë më shumë se 100 telefonata duke më kërkuar ta mbaj fjalën time”, tha Berlusconi tani për “La Republicca”./FrontOnline/