×
  • Lajme
  • Lajme

    Berjani: Është treg i lirë

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Në anën tjetër, kreu i Shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se industria e derivateve karakterizohet nga tregu i lirë.

    “Ky është treg i lirë. Vendimi është në fuqi që më lirë mundesh me e shitë, por më shtrenjtë jo”, u shpreh Fadil Berjani për Front Online.

    Ndërsa pronari i nje pike të karburanteve në Gjilan, i cili nuk ka pranuar të flas me emër, është ankuar për “FrontOnline” se tri pompa në Gjilan janë që po e shesin çmimin e naftës, siç thotë ai, për inate të njëra-tjetrës.

    “Tri pompa në Gjilan janë që po e shesin çmimin e naftës për lër për inate të njëra-tjetrës. Ne të tjerët e shesim nga 1,29 € ata 1,16 €, kjo nuk është korrekte.

    Selatin Kaçaniku nga Shoqata e Konsumatorit tha se nëse çmimet janë brenda udhëzimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, atëherë çdo  gjë është në rregull.

     “Ju e dini se Qeveria / MINT-i ka ndërhyrë dhe po e kryen rolin e “rregullatorit”, duke e dëshmuar pa aftësinë për ta bërë tregun i cili do të duhej të ishte rregullator i tregut dhe i çmimeve. Nëse çmimet janë brenda kornizës së caktuar nga MINT-i, komfor vendimit të ndërhyrjes, mund ta marrim se çmimi është në rregull”, theksoi Kaçaniku.

    Ai u bëri thirje organeve lidhur me manipulimet e mundshme me çmime te kompanive.

    “ Përndryshe inspektoratet komunale duhet të kujdesen edhe për dinjitetin e qytetarit konsumator. Edhe qytetari konsumator duhet të jetë më i zëshëm në mbrojtjen e interesave të tija”, ka vlerësuar Selatin Kaçaniku./Front Online/

    Dizel dallaveret/ “HIB Petrol” naftën në Gjilan e shet 1.16 €, në Prishtinë 1.36 €!

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime...
    Lajme19 Maj 2024
    Pedagogia dhe ish-zëvendës ministrja, Nora Malaj tha se martesa e bërë mes dy grave në tarracën e institucionit të Bashkisë së Tiranës,...
    Lajme19 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Lajme19 Maj 2024
    Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.