×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: S’jam psikolog, por kam dilema rreth shëndetit psikik të Kurtit

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Sipas ish deputetit të Nismas Social Demokrate, Zafir Berisha, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka nevojë për trajtim psikologjik.

    “Kurti e ka tepruar dhe kam dilema për shëndetin psikik të tij. Veprimet, gjestet e tij vënë në dyshim, ose ose nuk e kemi lexuar mirë Albinin. Po llogaris që ai njeri a është i vetëdijshëm për sjelljet, veprimet dhe deklarata e tij me të cilat po dëmton shoqërinë kosovare”, është shprehur Berisha.

    “Kam të drejtë të kem mendimin tim. Telenovelat e tij me mimika nëpër konferenca, serialet që jep për të ushqyer militantizmin e tij politik më bën të dyshoj. S’jam psikolog. Kam dilema rreth shëndetit psikik të Kurtit”, ka thënë Berisha në Speciale.

    Berisha është shprehur se Kurti qëndron në krye të listës për trajtim psikologjik.

    “Shumë politikanë kanë nevojë për trajtim psikologjik dhe ai është në toplistë që duhet të trajtohet. Asnjë deklaratë e tij nuk përkon me realitetin në Kosovë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.