×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Rama dhe Thaçi janë argatë të Serbisë, kryen tradhti kombëtare

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për tradhti kombëtare ndaj kryeministrit aktual Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

    Ai tha se të dy bashkë janë ideatorë të ndarjes së Kosovës, ndërsa Ramën e quajti edhe argat të Serbisë në nismën e Mini-Shengenit, njofton Klan Kosova.

    “Asnjë kryeministër tjetër shqiptar nuk do të pranonte kurrë të firmoste traktatin e Novi Sadit pa pjesëmarrjen e Kosovës. Tirana u shndërrua nga argat i Beogradit në epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Rama s’la fjalë pa thënë për Haradinajn pse nuk erdhi në Tiranë”.

    Derisa Thaçin e quajti “Milidani shqipfolës”, Ramës i tha Zografi bis duke iu referuar një politikani na jugu i Shqipërisë që ishte në shërbim të interesave greke.

    “Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme çështjen e Kosovës dhe njohjet e saj. Nëse e merr vendin dhe e shtron në tryezë të operacionit për t’ia ndryshuar kufijtë ti fyen në radhë të parë shtetet që të kanë njohur, vendimin  e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe të tjerët që rrinë në pritje që të zgjidhin problemin e kufijve. Këto janë akte të tradhtisë së lartë kombëtare. Miladini shqipfolës është Thaçi. Zografi bis që donte t’ia jepte Epirin Greqisë është Rama. Po përsëritet historia”.

    “Sa herë ka deklaruar Thaçi se ndryshimi i kufijve është ide e imja dhe jo e Beogradit. Millosheviqi ishte që në tërësi ajo që quhej Kosovë i mbetet Serbisë dhe spastroheshin shqiptarët  dhe të vinin në rrafshin e Dukagjinit”.

    Berisha tha se Edi Rama u bë besëprerës duke e shfrytëzuar Thaçin duke e konsideruar fatmirësi që asnjë tjetër politikan të Kosovës nuk e mori pas tij.

    “S’mund të them që Thaçi është tradhtari i vetëm dhe i fundit në Kosova dhe Rama në Shqipëri. Çka kishte Miladini më të keqe sesa Thaçi?”.

    “Tradhtari nuk mund ta dojë vendin e tij. Ai ka kryer aktin e tradhtisë së lartë, ka diskutuar për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, kufijtë e saj. Çfarë doni të bëjë më shumë për Kosovën që ta quani tradhtar? Për lëkurën e tij i bënte gjëmën Kosovë duke punuar  për Serbinë”.

    Berisha në Rubikon tha se gjatë luftës në Kosovë çdo ditë dhe çdo minutë jetonte vetëm për Kosovën.

    Sa për marrëveshjen e nënshkruar në Washington, Berisha tha se Kosova dhe Serbia u trajtuan të barabartë, por moratoriumin për të mos aplikuar në organizatat ndërkombëtare e pa si lëshim nga ana kosovare.

    Pikën për njohje reciproke që iu prezantua Serbisë, ish-kryeministri shqiptar e quajti si matje të pulsit të Vuçiqit nga ana e amerikanëve, për të cilët tha se qysh në fillim u deklaruan për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo për njohje reciproke.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.