×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Jam 1.83 metra i gjatë, prandaj jam emëruar Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Zafir Berisha, i emëruar rishtas Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike dhe Koordinator për Menaxhim të Emergjencave, ka ironizuar pasi është pyetur për specifikat që posedon për të ushtruar këto detyra.

    “Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

    “Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë. Nuk është fushë për të bërë reklamë dhe fushatë elektorale. Në fund të fundit sot kam marrë këto përgjegjësi. Kam pasë përgjegjësi edhe më të mëdha se kjo dhe besoj se do t’i kryej me përgjegjësi”.

    Fleni dath/ Zafir Berisha, koordinator nacional i Kosovës për siguri kibernetike

    “Jam mjaftueshëm për të ditur për të koordinuar mekanizmat e rregullt në fushën e kibernetikës në institucionet të Kosovës. Nuk mundem të përzihem në punët profesionale nga pozicioni që jam. Koordinatori është për t’i raportuar ministrit, jo për t’u marrë me çështjet specifike”, ka theksuar ai.

    Zafir Berisha i reagon hakerëve: Shteti e zë lepurin me qerre!

    Sa i përket rastit të hakimit të llogarisë së tij në Facebook, ai ka njoftuar se e ka paraqitur rastin në polici, duke pretenduar se i dinë ‘sulmuesit’.

    “Postimet e mia nuk shpërndahen brenda një ore nga 500 veta. Janë brigadat bolshevike. Ata që po merren me këtë. Nuk dua të merrem me këtë. Nuk është në pyetje individi, Zafir Berisha, por qytetari i Kosovës”.

    Hakohet profili i koordinatorit nacional të Kosovës për siguri kibernetike (Foto)

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, thotë se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshjet...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi më 28 maj kishte vjedhur gjëra në një market me vlerë 75...
    Lajme31 Maj 2025
    Ujësjellësi i Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbesin pa ujë pesë lagje të Prishtinës për shkak të disa punimeve. Nga...
    Të tjera
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë në Lipjan dyshohet se ka dhunuar një grua, e cila më pas ka marrë tretman mjekësor. Për ngjarjen që ka...
    Lajme31 Maj 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës sot nga ora 12:00 do të mbajë konferencë për media. Të premten e 29 majit, Oda Ekonomike bashkë...
    Sport31 Maj 2025
    Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani e fitoi këtë sezon Scudetton e dytë në Serie A me...
    Vip31 Maj 2025
    “Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo...
    Lifestyle31 Maj 2025
    Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri. Xhenxhefili Sipas të...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    CEO i Tesla-s është shfaqur me mavijosje të dukshme rreth njërit prej syve të tij në konferencën e lamtumirës. Dhe ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.