
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka fajësuar Qeverinë në detyrë për keqmenaxhim të situatës me COVID 19 dhe për manipulim të shifrave me pandeminë.“Qeveria në ikje ka manipuluar me shifrat e COVID-19 dhe ka vjedhur në pandemi duke blerë produkte me çmime abusive”, ka shkruar në Facebook.
Derisa ka përmendur edhe Ministrinë e Shëndetësisë, Haxhiu ka shkruar se ka qenë qeveri ndër të rrallat që kanë vjedhur e manipuluar në kohë pandemie.
“Ministria e Shëndetësisë është munduar të prezantojë në mënyrë manipulative, krahasimet e rasteve në Kosovë me ato në botë. Prezantimi manipulativ i situatës tek ne, krahasuar me situatën në botë ka pasur për qëllim që Ministria e udhëhequr nga Arben Vitia t’i hapë rrugën vetes për të bërë keqpërdorime, manipulime dhe blerje abusive me tender në kohën e pandemisë. Kjo ishte ndër të rrallat qeveri që kanë manipuluar me shifra dhe kanë vjedhur në pandemi”.
Ndërkaq ka prezantuar disa të dhëna.
Ndiqini më poshtë: