×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Begaj vizitë në Horën e Arbëreshëve në Itali

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë në Itali, me ftesë të presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella.

    Presidenti Begaj bashkë me homologun italian, Mattarella, do të vizitojnë Horën e Arbëreshëve.

    Në agjendën e kreut të shtetit janë parashikuar një seri takimesh me autoritetet italiane rajonale dhe arbëreshët në Sicili.

    Hora e Arbëreshëve, një komunë që gjendet në Siçili, u themelua më 30 gusht të vitit 1488, nga një grup shqiptarësh të larguar nga trojet e tyre. Thuhet se shumë prej anëtarëve të parë të kësaj bashkësie ishin nga zona e Himarës.

    Hora e Arbëreshëve me 6427 banorë, njihet si kryeqytet i arbëreshëve, një nga bashkësitë më të mëdha te komuniteteve historike shqiptare të Italisë, qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë, ku ndodhet selia e peshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Sicili, Eparkia (Eparhia) e Horës së Arbëreshëve.

    Hora e Arbëreshëve ndodhet në këmbët e një mali të lartë, 24 km larg nga Palermo. Ajo ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin). Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

    Bashkia përdor në dokumentet zyrtare dygjuhësore gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali./ATSh

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Fëmijët deri në moshën 10 vjeç së shpejti do të mund të burgosen sërish në Territorin Verior të Australisë, pasi qeveria atje...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se PrEP mund të merret falas në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Fëmijët deri në moshën 10 vjeç së shpejti do të mund të burgosen sërish në Territorin Verior të Australisë, pasi qeveria atje...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rezarta Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij, duke bërë akuza për...
    Lajme17 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi  ka deklaruar se pas mungesës së pozitës në tri seanca të jashtëzakonshme, qytetarët e kanë kuptuar se...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Menstruacionet nuk janë privilegj dhe as luks. 1.9 miliardë gra në botë kanë menstruacione dhe nuk e kanë që të lehtë jetën...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar pamje me dron të rrugës në ndërtim Prishtinë-Podujevë. Punimet e kësaj rrugë ai i ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.