×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza në Skenderaj: 50% rriten të ardhurat për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Bedri Hamza e ka filluar shpalosjen e programit të tij me zotimet për kategoritë që i kanë dhënë më së shumti Kosovës.

    “Për familjet që kanë dhënë heronj, dëshmorë e martirë. Për ata që kanë humbur gjymtyrë dhe plagët ende i kanë të hapura. E kemi obligim angazhimin për ta. E para, për të gjitha këto kategori, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, pensionet do të rriten për 50 %. E dyta, ju prindër të dëshmorëve që sot jeni këtu, ma nuk do të detyroheni të zgjidhni mes pensionit të moshës dhe pensionit të familjes së dëshmorit, sepse do t’i merrni të dyja pensionet. Ndërsa, ju veteranë, nëse dëshironi të punoni, ne do t’ua mundësojmë të jeni aktivë në tregun e punës, pa ua ndalur përfitimet nga shteti si veteranë të UÇK-së. Jeni kategoria më meritore e lirisë dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës. Nuk do të harrohen kurrë ata që u shërbejnë qytetarëve të vendit. Për ushtarët e FSK-së dhe policët e Kosovës, për mësuesit, arsimtarët dhe profesorët. Për mjekët dhe infermierët, për zjarrfikësit, për shërbyesit civilë, rritja do të jetë 50%”, ka thënë Hamza.

    Hamza ka thënë se në qeverinë e tij do të rriten pensionet e moshës 70%, ndërsa pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe do të përshkallëzohen duke u bazuar në përvojën e punës.

    “Ne i kemi dy nisma shumë të rëndësishme që do t’i lirojnë gratë nga obligimi familjar për t’u kujdesur për fëmijët dhe të moshuarit. Do t’iu krijojmë atyre mundësi që të marrin rol më aktiv në jetën sociale dhe ekonomike. E para, do të ofrojmë subvencione prej 100 eurosh në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë femijët në çerdhet publike dhe detyrohen t’i regjistrojnë në çerdhet private. Dhe, e dyta, do të krijojmë edhe qendra për kujdesin ndaj të moshuarve në secilin rajon të Kosovës”, ka thënë Hamza.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se do ta krijojë Fondin e Bursave me 25 milionë euro në vit për bursa studentore.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka shkruar për tubimin e radhës në...
    Lajme16 Janar 2025
    Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka vizituar kompaninë Rronifer në Gjakovë. Abdixhiku është shprehur se këto biznese...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Bedri Hamza u ka premtuar drenicakëve se nuk do ta përjetojnë më kurrë bojkotin dhe bllokadën nga pushteti qëndror. “Do të kthehen...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Sir Keir Starmer është zotuar se do ta vendosë Ukrainën në “pozitën më të fortë të mundshme” këtë vit, teksa ai bëri...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim diplomaten e lartë amerikane, Anu Prattipati. Sipas Krasniqit, bashkë biseduan për rëndësinë...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Lajme16 Janar 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht përfaqësuesit e saj kanë mbajtur prezantim/ligjëratë para kadetëve të Gjeneratës së 61 të Policisë së Kosovës e...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë në një rrëzim, ka thënë Vatikani, vetëm disa javë pasi ai lëndoi mjekrën e tij...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.