×
  • Lajme
  • Lajme

    BE për ndalimin e autobusëve: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritet e Serbisë dhe është duke ndjekur situatën për së afërmi.

    Në këtë rast BE-ja konstaton se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen për lirinë e lëvizjes.

    Këtë e ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth këtij rasti që ka nxitur reagime të ashpra nga Kosova.

    “Ne jemi në dijeni për situatën dhe po e përcjellim për së afërmi. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, cakton parametrat e qartë rreth hyrjes dhe daljes së qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata momentale paraqet shkelje të kësaj marrëveshje”, ka deklaruar Stano duke shtuar se BE-ja “fton Serbinë që të përmbahet nga veprimet e tilla unilaterale dhe të pakoordinuara dhe menjëherë t’i kthehet respektimit të marrëveshjes“.

    Autoritetet serbe kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

    Kështu thanë autoritetet në Prishtinë, të cilat u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi, shtet në të cilin që nga mesnata, kosovarëve u është vështirësuar qarkullimi.

    Stano ka përsëritur thirrjen për të dyja palët që të respektojnë obligimet nga dialogu.

    “Presim nga palët që në tërësi të zbatojnë detyrimet e tyre nga dialogu, të cilat janë obliguese dhe të vlefshme. Ne, po ashtu, presim nga palët që të sigurojnë një ambient të përshtatshëm për dialog në mënyrë që të shmanget çfarëdo veprimi i cili mund të rrezikoj sigurinë dhe stabilitetin“, thuhet në reagimin e BE-së./rel/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur në Podcastin/dokumentarin e mediumit britanik BBC. Kurti edhe njëherë solli në kujtesë agresionin e Serbisë...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi e ka pritur në takim pune shefin e misionit të EULEX-it, z. Giovanni...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro. Më atë synohet mbështetje për dy vjet, ku 20 milionë janë...
    Lajme30 Prill 2024
    Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani, në një intervistë, ka folur rreth deklaratave të fundit të zyrtarëve shtetërorë lidhur...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori i Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, Igor Bandoviq, vlerëson se fushata serbe kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën është...
    Kronika30 Prill 2024
    Valmir bossi’ ёshtё arrestuar nga Policia nёn dyshimin pёr abuzim seksual. Ai pas intervistimit është ndaluar pёr 48- orё. Kështu kanë konfirmuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Tash e disa ditë, mediat në vend po raprtojnë se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësuesi i...
    Lajme30 Prill 2024
    Rreth 1 mijë mësimdhënës e punëtorë tjerë do të jenë nesër në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.