×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Gjermania vulosin marrëveshjen, zotohen 90 milionë për punësim, energji dhe integrim

    FrontOnline
    30 Prill 2024

    Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë euro.

    Më atë synohet mbështetje për dy vjet, ku 20 milionë janë në formë të granteve.

    “Kjo marrëveshje e re shënon rritje të theksuar të vlerës së mbështetjes krahasuar me atë paraprake për periudhën 2022/2023, që ishte në vlerë prej 37 milionë euro, duke dëshmuar kësisoj thellimin e bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, transmeton KlanKosova.tv.

    “Këto mjete do të destinohen për të mbështetur integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ndër të tjera fokusohen në investime në sektorin e energjisë, përkatësisht procesit të dekarbonizimit, garantim të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ofrim të trajnimeve dhe punësimit si dhe mbështetje të komunave, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit”.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë gjermane duke përmendur disa projekte të rëndësishme që janë zbatuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, siç është projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore dhe rehabilitimin e ujërave të zeza në Prishtinë, menaxhimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën si dhe themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren.

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në anën tjetër ka përmendur bashkëpunimin gjermano-kosovar, duke thënë se si rrjedhojë ka kontribuar në standard më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët, duke promovuar rritjen ekonomike dhe punësimin e rregullt.

    Sipas Ambasadorit Rohde, projektet e radhës të cilat do të zbatohen përmes fondeve të zotuara sot, do të përforcojnë pavarësinë ekonomike të grave dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik të gjelbër dhe inovativ të Kosovës.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Omani është shprehur se është e bekuar me dashuri në ditën e lindjes së saj. Kjo për faktin,...
    Lajme17 Maj 2024
    Zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka, e ka quajtur të padrejtë që Komiteti i Minsitrave të Këshillit të Europës nuk e...
    Lajme17 Maj 2024
    Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, lidhur me situatën në vend, sidomos me mos futjen në agjendë për anëtarësimin e Kosovës...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, mbajti kursin Hetimet...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare. Konkursi do...
    Sport17 Maj 2024
    Trajneri Jurgen Klopp do ta drejtojë Liverpoolin për herë të fundit kundër në duel me Wolves. ‘The Reds’ dhe Wolves përballen këtë...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë e hidhur për Kosovën dhe për qytetarët...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se sot qytetarët e Kosovës do duhej të festonin pranimin në Këshillin e Evropës (KiE0....
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve (SOC) në Këshill...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.