×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BE-ja ia shton 5,25 milionë euro buxhetit të Kosovës

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Komisioni Evropian i ka transferuar buxhetit të Kosovës edhe 5,25 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla dhe grupet e cenueshme në zbutjen e ndikimit të pandemisë së COVID-19 dhe rritjes së shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

    njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, transferi sjell mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së për buxhetin e Kosovës në kuadër të kontratës së qëndrueshmërisë të nënshkruar në vitin 2020, në një total prej gati 26 milionë eurosh.

    “Përderisa më e keqja e krizës pandemike është pas nesh, Kosova dhe BE-ja janë prekur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Përmes kësaj pagese të mbështetjes buxhetore ne ndihmojmë likuiditetin financiar të Kosovës për veprimet e ndërmarra për të mbështetur bizneset e vogla, bujqësinë dhe grupet e cenueshme, të përballen me vështirësitë financiare në gjendjen aktuale”, thuhet në njoftim.

    Mbështetja buxhetore është një formë e mbështetjes së BE-së, ku BE-ja shpërblen qeveritë për progresin që bëjnë në zbatimin e strategjive të tyre dhe në arritjen e objektivave që i kanë vendosur vetes.

    Pagesa e mëparshme e BE-së në lidhje me kontratën e qëndrueshmërisë ishte 20,5 milionë euro, e disbursuar në dhjetor të vitit 2020.“BE-ja inkurajon Qeverinë e Kosovës që të adresojë dobësitë në sistemin e asistencës sociale për të targetuar më mirë familjet e varfra, disa prej të cilave aktualisht nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga ky sistem. Meqenëse të ardhurat e disponueshme zvogëlohen veçanërisht për grupet e cenueshme, alokimet buxhetore për sistemin e asistencës sociale duhet të jenë të orientuara mirë dhe në mënyrë transparente”, përfundon njoftimi i BE-së.
    Buxheti i Kosovës për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.