×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja ende e ndarë për planin e rimëkëmbjes, thotë kryeministri çek

    FrontOnline
    17 Korrik 2020

    Pikëpamjet e drejtuesve të Bashkimit Evropian për një plan të rimëkëmbjes mbetën “diametralisht të ndryshme”, tha kryeministri çek, Andrej Babis.

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë filluar diskutimet të premten për një paketë stimiluese ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për periudhën e pas-koronavirusit.

    BE-ja po përpiqet të arrijë pajtimin edhe për buxhetin 2021-27, i cili është paraparë të jetë mbi 1 trilion euro.

    “Deri më tani nuk e kam ndjenjën se po i afrohemi një marrëveshjeje, përkundrazi kam ndjenjën e kundërt”, tha Babis, pasi liderët e BE-së filluan një pauzë, pas disa orësh diskutime.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila feston ditëlindjen e 66-të të premten në Bruksel, ishte gjithashtu e kujdesshme kur foli për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, duke parashikuar “negociata shumë të vështira”.

    Çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi.

    Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.

    Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.

    Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.

    Takimi në Bruksel pritet të vazhdojë edhe në fundjavë, por liderëve të BE-së mund t’iu duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare.

    Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.