×
  • Lajme
  • Lajme

    BE i kërkon Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje dhe ta shmangin konfliktin

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Bashkimi Evropian trajton gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si partnerë të privilegjuar, e ardhmja e rajonit është në BE dhe është e rëndësishme që mesazhi të përcillet siç duhet, tha sot komisionari evropian për Zgjerim Olivér Várhelyi në Komisionin e Përbashkët të Politikave (AFET) të Parlamentit Evropian.

    Në takimin e kryesuar nga kryetari i AFET David McAllister, Varherlyi prezantoi rezultatin e samitit të djeshëm virtual BE-Ballkan Perëndimor, ku mori pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe mbështetjen e BE për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Covid-19. Komisionari informoi AFET për deklaratën e Zagrebit dhe ndihmën financiare të BE-së për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër epidemisë dhe pasojave të saj.

    Sipas tij, që BE dhe Ballkani Perëndimor janë partnerë, konfirmohet edhe nga fakti se vendet e rajonit janë përjashtuar nga ndalimet për eksportin e pajisjeve mjekësore, kufizimet e transportit, etj. Olivér Várhelyi tha gjithashtu se rimëkëmbja e Ballkanit Perëndimor nga kriza e tanishme është e mundur vetëm me zbatimin e reformave, respektimin e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit.

    Ai theksoi se është e rëndësishme që Parlamenti Evropian dhe AFET të mbështesin partnerët nga Ballkani Perëndimor. Kur u pyet nga disa eurodeputetë për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë e shkëmbimit të territoreve për të cilat disa po flasin, komisionari Várhelyi theksoi se “qëndrimi i BE-së është i qartë që të dy vendet të bien dakord për një zgjidhje në mënyrë që të mos ketë rrezik konflikti”. Várhelyi tha gjithashtu se raportet mbi përparimin e vendeve në rajon në rrugën për në BE do të publikohen në qershor./Express

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.