×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkimi Evropian deklarohet rreth agjendës së takimit Kosovë-Serbi në Uashington

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Bashkimi Evropian është njoftuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara rreth agjendës së takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, dhe kjo është e zakonshme në bashkëpunimin e partnerëve.

    Kështu ka thënë më 4 shtator në Bruksel, në një konferencë për gazetarë, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano kur është pyetur për të komentuar takimet që po zhvillohen në Uashington.

    Ai nuk ka dashur të deklarohet rreth temave dhe se a është kërkuar apo jo në atë takim njohja e ndërsjellët.

    Por, BE-ja edhe këto takime i sheh vëtëm si “plotësim” të përpjekjeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, korniza kryesore e së cilave, sipas BE-së, është dialogut i Brukselit.

    “Gjithë kohën kemi thënë se është e mirëseardhur secila përpjekje e cila lehtëson normalizimin e raporteve”, ka thënë Stano, duke paralajmëruar se gjatë kësaj fundjave dhe të hënën do të ketë takime në nivele të ndryshme edhe në Bruksel në kuadër të dialogut.

    Ky zëdhënës i BE-s ka thënë se pritjet janë që të shfrytëzohet ky moment pozitiv për tu afruar drejt marrëveshjes finale e cila do të duhej të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura dhe do të ishte ligjërisht obligues.

    Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump, takohet të premten në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një ceremoni nënshkrimi me ta, si edhe në një takim trepalësh, transmeton Zëri i Amerikës.

    Njoftimi i së enjtes në mbrëmje i Shtëpisë së Bardhë nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet, nëse bëhet fjalë për një marrëveshje, dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë ajo.

    Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë njëra nga pikat në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Vuçiq tha se “nuk ka dyshim se sot dhe sonte njohja e pavarësisë së Kosovës do të jetë temë, sepse unë e kam bërë të qartë se nuk mund ta pranojmë atë”.

    Nikoqirë të këtij takimi, që u paralajmërua se në fokus ka bashkëpunimin ekonomik, ishin këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

    Pas takimit, këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, tha se në Uashington, u zhvilluan bisedime “shumë të mira” ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë dhe paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve edhe gjatë së premtes.

    “Bisedime shumë të mira këtë pasdite me liderët e Kosovës dhe Serbisë. Ata bënë përparim të vërtetë. Normalizimi ekonomik nënkupton vende pune për të rinjtë. Bisedimet do të vazhdojnë nesër”, thuhet në postimin në Twitter të Këshillit për Siguri Kombëtare.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për zgjedhjet që u mbajtën në shkurt të këtij viti. Haziri duke...
    Lajme15 Mars 2025
    Zjarret janë bërë një problematikë serioze ditëve të fundit, pasi që disa pjesë malore të vendit janë kapluar nga flakët. Një vend...
    Lajme15 Mars 2025
    Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmirë të Klinës. Konflikti eskaloi deri në therje me thika,...
    Të tjera
    Lajme15 Mars 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë votuar për këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Në qendër të Beogradit ka pasur incidente serioze në protestën më të madhe kundër Vuçiqit dhe regjimit të tij. Në momentin kur...
    Sport15 Mars 2025
    Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Comos në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit italian....
    Lajme15 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-NISMA 8, 9 deputetë Lista Serbe, 1 mandat e ka fituar ZSPO e Nenad...
    Bota/Rajoni15 Mars 2025
    Partia Demokratike po proteston kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri. Ajo e cilëson këtë si akt...
    Lajme15 Mars 2025
    35 kuti të votimit të Vushtrri kanë shkuar në rinumërim, nga 96 që ishin në total. Nacionale raporton me burime se shpërputhje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.