×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha: Qeveria asnjë plan për sigurimin e vaksinës antiCovid-19

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot se kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë ende asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik asnjë plan për sigurimin e vaksinës.

    Basha thekson se “është urgjente të përcaktohen fondet e nevojshme për vaksinën antiCovid dhe të nisin bisedimet me BE dhe SHBA në mënyrë që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër COVID-19 sapo vaksina e re të jetë gati. Pa asnjë vonesë”.

    “Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është situata në spitale, sa teste janë siguruar, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për njerëzit në nevojë. Qytetarët ende nuk kanë mundësi të testohen edhe kur kanë patur kontakt me persona të infektuar. Nuk mund të vazhdohet më kështu! Pasojat e kësaj neglizhence do të jenë fatkeqësisht shumë të rënda, si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë e shqiptarëve. Ndaj pa humbur më asnjë ditë, duhet që qytetarët të informohen me përgjegjësi dhe transparencë: sa vaksina kundër gripit sezonal ka siguruar qeveria, sa do të jetë fondi në dispozicion për vaksinën antiCovid dhe çfarë protokollesh do të ndiqen për bërjen e kësaj vaksine me qëllim që tu sigurohet mundësia të gjithë shqiptarëve sipas radhës së përcaktuar nga niveli i rrezikut të ekspozimit”, shprehet ai, raporton ATSh.

    Gjithashtu Basha i bën apel qytetarëve që të zbatojnë masat për të mbrojtur nga COVID-19.

    “Edhe njëherë përsëris thirrjen që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, të respektojnë distancimin social, të mbajnë maskat dhe të zbatojnë të gjitha protokollet shëndetësore të OBSH-së. Virusi është mes nesh dhe derisa të kemi vaksinën, kujdesi dhe masat e gjithsecilit prej nesh janë jetike për t’u mbrojtur prej tij”, apelon Basha.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.