Njerëzit në Bejrut të Libanit kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë për siç e quajnë ata neglizhencë që çoi në shpërthimin masiv të së martës.
Presidenti Michel Aoun ka thënë se ky shpërthim ishte shkaktuar nga deponimi i pa sigurtë në një depo të dy mijë e 750 tonëve të nitratit të amoniumit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Shumë syresh kanë akuzuar autoritetet për korrupsion, mosmenaxhim dhe mospërfillje.
Ky shpërthim ka marrë jetën e 125 njerëzve dhe mbi katër mijë të tjerë janë lënduar.
Atje tashmë ka filluar periudha dyjavore e gjendjes emergjente.