×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Koha t’i falënderojmë gjithë përkrahësit e mësimit në distancë!

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, duke folur për sfidat pas mbylljes së shkollës, ka falënderuar përkrahësit që treguan përgjegjësi e vullnet për mësim në distancë.

    Ajo ka thënë se deri tani janë xhiruar mbi 1800 video-ligjërata dhe kanë punuar qindra vullnetarë. Duke shtuar se puna do të vazhdojë edhe më tutje.

    Ky është postimi i saj:

    Koha t’i falënderojmë gjithë përkrahësit e mësimit në distancë

    Kur u aprovua vendimi për mbylljen e shkollave ishim para sfidave të mëdha. Të vazhdojmë ta luftojmë COVID-19 apo të bëjmë luftën e dyfishtë ndaj pandemisë. Krahas qëndrimit në shtëpi vendosëm të organizojmë mësimit në distancë. Dhe, sot, mund të konstatojmë se ia kemi arritur synimit tonë.
    Fëmijët tanë gjatë kësaj kohe dhe në vazhdim e kanë të obliguar që krahas edukimit në familje të mësojnë e argëtohen duke u bërë pjesë e ligjëratave të transmetuara në televizionin publik dhe të publikuara edhe në youtube.

    Të dashur nxënës, prindër, mësimdhënës,

    Janë xhiruar mbi 1800 video-ligjërata. Kanë punuar qindra vullnetarë. Gjithë kjo punë dhe gjithë këta vullnetarë kanë rrezikuar shëndetin duke u bashkuar në projektin për t’ua dërguar secilës familje shkollën në shtëpi, në kohën kur edhe Kosovës po ballafaqohet me COVID-19.

    Puna do të vazhdojë edhe më tutje deri në publikimin e secilit material që do t’iu hyjë në punë mësimdhënësve dhe nxënësve.

    Prandaj, shfrytëzoj rastin të FALËNDEROJ gjithë ato gra e ata burra, të rinj e të reja që kanë mundësuar që ky projekt të realizohet, në kushte pandemie, edhe më mundësi të ndonjë lëshimi që do të evitohet me aq sa ka mundësi.

    Projekti ende s’ka përfunduar dhe ka shumë punë të cilat po kryhet nga mësimdhënësit dhe vullnetarët përfshirë edhe punëtorët e MAShTI-t, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, RTK, Kallxo, Toka etj.

    FALEMINDERIT SHUMË!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.