×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai i Agon Musliut-Kusari-Lilës: E keni porosit administratën se çka me fol un

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Babai i Agon Musliut, Naim Musliu ka dëshmuar sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Komisionin Hetimor për Pandeminë.

    Gjatë fillimit babai i Agon Musliut deklaroi se Vetëvendosje nuk ka ngritur zërin aspak për djalin e tij dhe jetën që humbi ai në karantinë.

    Babai i Agon Musliut iu drejtua Mimoza-Kusari Lilës, se s’janë interesuar për djalin e tij.

    “E keni porosit administratën se çfarë duhet të them unë, se djali jem koka i Bangladeshit a?Një e dyta vërejta e juve e sidomos e juve Vetëvendosjes kur është votuar e kam përcjellur mirë, çka ju pengoj unë a tjetër kush me qenë unë këtu. Ty e Kollcakut, cka ju kisha pengu? Po të kish vdek djali yt apo i kësaj tjetrës? Ju të VV-së në Parlament e gjithku kur është fjala për djalin time ulni kryt e shtini të poshtë. A s’po ju vjen gjynah për djalin tem a? Po të kish qenë i familjes së juaj, flakë për goje kishi qit. Këtu duhet të thënë të vërtetë, ajo tha menjëherë të pavërtetën, në telefon isha.Hic mos e prek edhe ti.Gjoja se unë dokumente s’kam pas me prezantu, një djali im ka vdek në duart e shtetit. Ju kërkoj të mos më pengoni kur të fillojë me fol. Pse s’po thoni në Parlament se ka qenë e padrejtë, pse s’po e thoni asnjë fjalë, ju komplet ju”, tha ai.

    Musliu tha se vendosja në karantinë ka qenë e kundërligjshme e tash ia prezantoj edhe juve faktet.

    “Administrata më është drejtuar se zotëri duhet të dini se çka duhet të folni. Qysh në fillim me më tregu se çka duhet të flasë. I kam edhe dy-tri fjale për Qeverinë Kurti. I ka marr tri vendime si e ka marr Qeverinë, ky jo me mu po edhe me Amerikën i ka shty brinat. Mur bakshish nga Serbia e dërgoi djalin tem në burg aty. Këta njerëz që shkojnë pas tij janë fund e kry të krymt. Asgjë s’keni bë e s’jeni tu bë për djalin tem”, shtoi ai.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Ushtarët bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar stërvitje me qitje reale...
    Lajme17 Maj 2025
    Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka cilësuar si ‘’antikushtetues’’, propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që seanca konstituive të mbahet...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani sot mbush 43 vjet. Ajo ka marrë një urim nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili e quajti...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    “Por këtë javë do të lëviz diçka’’. Kështu ka thënë deputeti Nezir Kraki sot lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend, para...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari pas tentativës së 17-të për konstituim të Kuvendit ka deklaruar se ka konsultuar me partitë...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa “të papranueshme” pas takimit në Stamboll. Pritshmëritë ishin të larta. Ky ishte takimi i...
    Kronika17 Maj 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas mes një veture dhe trenit. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti...
    Sport17 Maj 2025
    Real Madridi ka zyrtarizuar sot transferimin e mbrojtësit të ri premtues, Dean Huijsen, duke e bërë atë përforcimin e parë për sezonin...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Tolaj në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Haradinaj thotë se Tolaj dallohej nga...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.