×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Avokati i Popullit në Shqipëri gjen shkelje të procedurave për deportimin e shtetasit turk

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri ka përpiluar një hetim të hollësishëm në lidhje me deportimin e shtetasit turk, Harun Çelik, nga ky vend në fillim të këtij viti.

    Në përfundim të hetimit, Avokati i Popullit i ka nisur një listë me rekomandime Policisë së Shtetit duke i kërkuar asaj të marrë masa për respektimin e të drejtave të të huajve në Republikën e Shqipërisë, konform me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

    Avokati i Popullit ka konstatuar problematika në lidhje me procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e përpiluar nga autoritetet e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë për rastin e deportimit të shtetasit turk Harun Çelik, ndaj i ka rekomanduar Policisë së Shtetit të kryejë një analizë të hollësishme të tyre, raporton “A2news”.

    Po ashtu, Avokati i Popullit ka kërkuar hartimin e një udhëzuesi që do të shërbejë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë nga ana e Policisë së Shtetit.

    Avokati i Popullit ka tërhequr vëmendjen që situata të tilla si ajo me shtetasin turk Harun Çelik duhet të mos përsëriten në asnjë mënyrë në të ardhmen.

    Harun Çelik është dëbuar në Turqi vetëm pak orë pasi ishte lënë i lirë nga qelia e burgut, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës. Sipas Agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu Agency, e cila në atë kohë kishte postuar edhe një video të ndalimit të mësuesit turk, të cilin Turqia e akuzon për terrorizëm, thuhet se operacioni për ndalimin dhe më pas deportimin e tij në Turqi është bërë nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk, i quajtur (MIT).

    42-vjeçari u kap në korrik të vitit të kaluar në Rinas me dokumente false dhe pasi vuajti dënimin që mbaroi me 1 janar, ai në zbatim të ligjit për të huajt, u vendos të dëbohej.

    Ndërkohë ishte siguruar edhe vendimi i Gjykatës për dënimin ndaj Harun Çelik, i cili duke përfituar nga pranimi i gjykimit të shkurtuar, ka marrë dënim me 8 muaj e 20 ditë burgim.

    Ai kishte përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa fillimisht ishte dënuar me 13 muaj burg.

    Vuajtja e dënimit për të ka vijuar që në momentin e arrestimit më 8 korrik të 2019.

    Vendimi i gjykatës paraqet edhe deklarimet e shtetasit Harun Çelik para autoriteteve shqiptare, ku ai ka pretenduar se, “në vendin ku ai jetonte, në Kazakistan, nëpërmjet të afërmve të tij, ka mundur të lidhet me telefon me një shtetas, i cili quhej Kursat, dhe prej këtij të fundit është marrë përsipër që, kundrejt shumës prej 2000 dollarësh, t’i gjendej një dokument për t’i mundësuar udhëtimin për në Kanada”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.