×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit i drejtohet Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit për ndotjen e ajrit

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Avokati i Popullit ka lëshuar një komuniikatë për medie si dhe një raport me rekomandime përkitazi me cenimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm si pasojë e ndikimit të ndotjes ajrit.

    Raporti vjen pas ankesës së qytetares L.P, e cila ka shfaqur pakënaqësi për një ogjak të një objekti kolektiv i ndodhur pranë pronës së saj.

    Qëllimi i tij është të tërheqë vëmendjen e autoriteteve kompetente, Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), që të ndërmarrin veprime konkrete për sigurimin e një mjedisi të pastër banorëve të kompleksit Relax-3, Ob-1, në lagjen Mati në Prishtinë.

    Komunikata e plotë:

    Avokati i Popullit, në pajtim me mandatin e tij kushtetues dhe ligjor publikoi raportin me rekomandime A.nr.342/2018 përkitazi me cenimin e të drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm si pasojë e ndikimit të ndotjes ajrit, dhe të njëjtin ua ka përcjellë autoriteteve përgjegjëse.

    Raporti është i bazuar në ankesën individuale të znj. L.P përkitazi me ndotjen e ajrit, të shkaktuar nga oxhaku i objektit kolektiv, i cili gjendet pranë pronës së ankueses, në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

    Raporti ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen e autoriteteve kompetente për nevojën e ndërmarrjes së menjëhershme të masave, s’i obligime pozitive të shtetit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si domosdoshmëri për t’iu siguruar qytetarëve mjedis të pastër të sigurt dhe të shëndetshëm dhe të drejtën e privatësisë.

    Avokati i Popullit nëpërmjet këtij raporti i rekomandon autoriteteve përgjegjëse, që në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme dhe efektive për eliminim e shkaktarit të ndotjes.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Një 24-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda, pasi u rrëzua nga skelet derisa ishte në krye të punës. Ngjarja ka ndodhur në...
    Lajme28 Prill 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në “Kanal 10” se dhjetë deputetë mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese për...
    Lajme28 Prill 2025
    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është parakusht që Kosova...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti politik, Avni Arifi, ka komentuar mbi situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se partitë...
    Lajme28 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka akuzuar Qeverinë Kurti për krijimin e...
    Lajme28 Prill 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje. Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Danillo Sharanoviq, që urgjentisht të nisë procedurën...
    Lajme28 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30, në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lidhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.