Arton Retkoceri është zëvendësministri më i ri që sot është emëruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti për të kryer këtë detyrë në Ministrinë e Infrastrukturës,.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, duke thënë se do të mundohet me të gjithë kapacitetin e tij të zbatoj në përpikëri programin qeverisës.
Njoftimi i tij:
Te dashtun miq,
Nga sot mora pergjegjesi nga Kryeministri Hoti te ushtroj poziten e Zv/Ministrit ne Ministri te Infrastruktures.
Me kete rast me lejoni te falenderoj Kryeministrin Hoti per mbeshtetje!
Do te mundohem me gjithe kapacitetin tim te zbatoi ne perpikmeri programin e qeverisjes #Hoti
Na prifte e mbara!
A.R