
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas marrjes së detyrës, vizitën e parë si Kryeministër e bëri të varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, raporton Front Online.
Hoti tha se sot ka nisur punën duke e respektuar protokollin e shtetit dhe më pas do të vazhdon me disa vizita.
“Sot e kemi nisur ditën me protokollin e shtetit e më pas me vizitë të varri i themeluesit të shtetit dr. Ibrahim Rugova. Pas kësaj vizite do të jemi në vizitë edhe te familja Jashari”, tha Hoti, raporton Front Online.
Hoti gjatë kësaj vizite nuk ka pranuar të flas më shumë për medie./Front Online/

https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1116561432056261/