Austria ka zgjeruar listën e shteteve të cilave ua ka ndaluar transportin ajror. Sot është marrë vendim që të ndalohen fluturimet në të gjitha shtetet e Ballkanit Përëndimor.
Në dekretin e nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë në Austri është vendosur që nga tetë shtete ku ndaloheshin fluturimet, të zgjerohet lista në 18 shtete. Vendimi hyn në fuqi nga dita e enjte.
Deri sot ndalohej fluturimi nga Bjellorusia, Kina, Britania e Madhe, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina, ndërsa nga e enjta edhe nga shtetet e Ballkanit Përëndimor.
Kjo do të thotë që nga pasnesër nuk do të lejohen fluturimet në aeroportin “Adem Jashari” dhe të shteteve fqinje në Ballkan.
Sipas dekretit, përjashtime bëjnë vetëm udhëtimet që janë në dobi të Austrisë, aeroplanët që transferojnë të sëmurët dhe personelin shëndetësorë.