×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditori kërkon përmirësime në sigurinë e informacionit të sistemeve statistikore

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të Teknologjisë së Informacionit “Qeverisja, menaxhimi i operacioneve dhe siguria e sistemeve të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Statistikave të Kosovës”, ku thuhet se nuk kishte vendosur mekanizmat e nevojshëm për kontrollet e përgjithshme të teknologjisë së informacionit, që përfshijnë mjedisin në të cilin aktivitetet janë zhvilluar, operuar, menaxhuar dhe mirëmbajtur.

    ZKA nëpërmjet një komunikate sqaron se auditimi është kryer në këtë Agjenci që është bartëse, shpërndarëse dhe koordinatore e statistikave zyrtare të Kosovës.

    Ky auditim, sipas ZKA, përfshin periudhën 2019-2020 dhe kishte për qëllim të vlerësojë organizimin dhe qeverisjen e teknologjisë së informacionit, lidhur me kontrollet e sigurisë së të dhënave, kontrollet e aplikacioneve si dhe ruajtjen e integritetit të të dhënave.

    “Rezultatet e auditimit tregojnë se Agjencia përmes sistemeve të teknologjisë së informacionit në përgjithësi ka arritur të realizojë dhe të publikojë projektet statistikore të parapara me planin e publikimeve. Megjithatë, nuk kishte vendosur mekanizmat e nevojshëm për kontrollet e përgjithshme të teknologjisë së informacionit, që përfshijnë mjedisin në të cilin aktivitetet janë zhvilluar, operuar, menaxhuar dhe mirëmbajtur. Ka mungesë të vlerësimit adekuat të nevojave në fushën e teknologjisë së informacionit, ndarje joadekuate të detyrave dhe përgjegjësive të stafit si dhe ka staf të pamjaftueshëm të teknologjisë së informacionit. Po ashtu, menaxhimi i aktiviteteve të teknologjisë së informacionit nuk është mjaftueshëm i bazuar në politika, procedura dhe procese të operimit. Agjencia nuk kishte marrë hapat e mjaftueshëm për t’u siguruar që informacioni i përpunuar nuk ekspozohet ndaj palëve të paautorizuara. Mungojnë politikat që trajtojnë çështjet e sigurisë së informacionit si dhe ndërgjegjësimi mbi kërkesat e përgjithshme të sigurisë së informacionit nga personeli i Agjencisë ka rezultuar i mangët. Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka theksuar që rezultatet e auditimit tregojnë se çështjet lidhur me sigurinë e informacionit rreth sistemeve statistikore kanë nevojë të përmirësohen. Në veçanti, sistemet e teknologjisë së informacionit duhet të forcohen para fillimit të proceseve të rëndësishme të parapara për vitin 2021 siç janë realizimi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Duke marrë parasysh rëndësinë që kanë statistikat në nivel shtetëror, Osmani tha se Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar Qeverinë e Kosovës që posaçërisht të adresojë çështjet rreth sigurisë së informacionit dhe kapaciteteve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Ndërsa, me qëllim të adresimit të shpejtë të çështjeve rreth menaxhimit dhe qeverisjes së teknologjisë së informacionit brenda Agjencisë, ka dhënë 13 rekomandime për Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se është në “kontakt të vazhdueshëm” me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me “miq të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, vëllai i saj,...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Prishtinës ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 200 urdhëresa të gjykatës. “ Nga zyrtarët policor të rajonit...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, përshkroi në detaje reagimin e familjes pas ngjarjes, sjelljen e Naim Murselit pas krimit, dhe dëshminë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, po vazhdon dëshminë e tij para Gjykatës...
    Sport14 Korrik 2025
    Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, pasi mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3-0 në finalen...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti...
    Lajme14 Korrik 2025
    Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka dhënë dëshminë e tij sot para trupit gjykues. Ai ka treguar se pas aktit e kishte...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.