×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK: Janë fshehur mbi 6 milionë euro qarkullim

    FrontOnline
    28 Korrik 2022

    Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve kanë gjetur mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga tre sektorë specifikë.

    ATK thotë se është duke vazhduar me monitorimin e personave juridik/bizneseve dhe personave fizike, të cilët përfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat, si dhe nga pjesa e shpronësimeve.

    “Vetëm gjatë kësaj periudhe nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë identifikuar 6.1 milionë euro qarkullim nga sektorët e lartcekur, të cilat sipas legjislacionit tatimor në fuqi kanë qenë të obliguara të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara, por meqenëse nuk kanë deklaruar vullnetarisht, ATK ka bërë vlerësimin sipas dispozitave tatimore”.

    ATK thotë se siç ka paralajmëruar edhe më herët, ka në dispozicion vegla të avancuar të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme, sikurse për persona juridikë ashtu edhe për persona fizikë/individë.

    “Andaj, përmes kësaj komunikate i bëjmë thirrjet gjithë përfituesve që t’i kryejnë vullnetarisht obligimet e tyre, me qëllim që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve dhe hetimeve”.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Sport15 Janar 2025
    Arsenali ka arritur fitore ndaj Tottenhamit në derbin e Londrës, të zhvilluar të mërkurën në "Emirates Stadium", duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 dhe...
    Vip15 Janar 2025
    Ka agravuar debati mes Xuxit dhe Gresës, të cilët eskaluan edhe në ofendime personale. Gresa e quajti Xuxin seksist, ndërsa ai po...
    Vip15 Janar 2025
    Xuxi e ka pasur një bisedë me Drilonin rreth strategjisë brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai e sugjeroi Drilonin që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.