×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Atentati me bombë në Tiranë: Personi që mbeti i plagosur ishte kthyer për një vjetorin e vrasjes së vëllait

    FrontOnline
    16 Shtator 2020

    Pak orë nga atentati me tritol kundër Preng Gjinit që mbeti i plagosur teksa po drejtonte një automjet të sapo marrë në përdorim, prokuroria ka bindjen se krimi është kryer për hakmarrje.

    Kjo pistë shton dyshimet mbi një sërë ngjarjesh të ndodhura jo vetëm në Shqipëri , Itali e Belgjike dhe qe dyshohet se nisen pas humbjes se një ngarkese me drogë.

    Mbas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjendja e të plagosurit konsiderohet nga mjekët në parametra stabël. Por ai do t’i nënshtrohet edhe ndërhyrjeve të tjera.

    Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije për Top Channel, se shënjestra ishte kthyer në Shqipëri për të kujtuar përvjetorin e vrasjes të të vëllait, Tonin Gjini vrarë gushtin e kaluar. Preng Gjini rezulton të jetë marrë në pyetje pas vrasjes se Kastriot Reçit i eliminuar me snajper në Rrëshen. Por i pyetur pas vrasjes mafioze , 51 vjeçari mohoi të ketë lidhje me këtë atentat, pavarësisht se autoritetet kanë dyshime që familja Gjini dhe Reçi po përplasen prej vitesh dhe të dyja palët kanë viktima. Ditën e shpërthimit të ndodhur në kryeqytet dhe në një zonë të populluar , Preng Gjini telefonoi kushëririn e tij në kryeqytet dhe i kërkoi makinën e tij. 51 vjeçari u afrua pranë vendngjarjes duke zbritur nga mjeti i tij ku ishte pasagjer dhe pasi piu kafe me kushëririn mori drejtimin e mjetit tjetër që shpërtheu disa metra më tej.E gjitha kjo përforcon dyshimet se shënjestra ndiqej prej javësh dhe autorët kishin informacion për përdorimin stafete te mjeteve. Burimet tregojnë se lënda plasëse mund të jetë aktivizuar përmes një pulti ndaj agjentet po këqyrin çdo kamere sigurie pasi dyshojnë se autori ka qenë brenda perimetrit. Është marrë dëshmia e kushëririt të Gjinit që rrëfen momentet para shpërthimit, kurse i plagosuri pritet të pyetet në spital menjëherë sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.