×
  • Lajme
  • Lajme

    Arton Demhasaj: Thaçi e Kurti me gjuhën e tyre, po e çojnë vendin drejt destabilizimit

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kohëve të fundit i kanë ashpërsuar deklaratat mes tyre.

    Me fjalët si “uzurpatorë”, “helaq”, “i dështuar”, “i dobët” e “i paditur”, Thaçi e Kurti, ka ditë që i komentojnë njëri-tjetrit në froma të ashpëra.Por sipas analistit politik, Arton Demhasajt, të gjitha këto veprime kanë të bëjnë “kryekëput” me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Demhasaj tha për Gazeta Blic se fjalori i ashpër mes Kurtit e Thaçit, mund të çoj deri tek destabilizimi i vendit.“Të gjitha këto veprime patjetër që kanë të bëjnë kryekëput me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është një lloj presioni që po i bëhet Gjykatës, edhe me protesta edhe me deklarata”.

    “Kur kemi një acarim të tillë të dy liderëve, dhe një acarim të komunikimit të tyre, kjo ndikon tek përkrahësit e tyre dhe çon deri tek de stabilizimi në vend, si dhe në këtë kohë kur edhe po mendohet për protesta në vend”, thotë Demhasaj

    Demhasaj tutje thotë se presidenti është ai që duhet të jetë më i përmbajtur në deklaratat e tij, pasi që sipas tij ai ka rol unifikues dhe nuk duhet të bëjë deklarata përçarëse.

    “Këto mund ta kthejnë Kosovën shumë mbrapa, kjo vlen për presidentit sepse ai duhet ta ruajë rolin politik dhe unifikues dhe jo të bëjë deklarata përçarëse, por edhe kryeministri duhet të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij”, thotë Demhasaj.Gjatë ditës së djeshme, Thaçi ka vlerësuar se Kosova asnjëherë në historinë e saj s’ka pasur shef më të keq të ekzekutivit se Kurti.“Kryeministër më të dobët dhe më të paditur s’ka pasur ky vend”.Menjëherë pas këtyre deklaratave u lajmërua Kurti.Kurti, e ka quajtur helaq presidentin e Kosovës në një publikim në Facebook.

    Kurti tutje ka shkruar se askush nuk do t’i nënshtrohet Thacit, dhe as qeveria në detyrë.Siç i ka quajtur Kurti, regjimi i vjetër po refuzojnë ta pranojnë se koha e tyre ka kaluar dhe se me 6 tetor është bërë ndryshimi.Sipas Kurtit, ky “regjim i vjetër” po duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë.“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”, ka shkruar Kurti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.